Kurti: Në Kosovë nuk është e vërtetë se ndërrohen qeveritë

Kurti: Në Kosovë nuk është e vërtetë se ndërrohen qeveritë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkruar se është e vërtet që në Kosovë nuk ndërrohen qeveritë, shkruan Periskopi. Në një publikim në porfilin e tij në “Facebook”, Kurti shkruan se me ndërrimin e Qeverisë, në Kosovë duhet të ndërrojnë edhe të ‘hyrat, shpenzimet, planifikimi dhe realizimi i këtyre, gjithnjë në dritën e një […]

Në një publikim në porfilin e tij në “Facebook”, Kurti shkruan se me ndërrimin e Qeverisë, në Kosovë duhet të ndërrojnë edhe të ‘hyrat, shpenzimet, planifikimi dhe realizimi i këtyre, gjithnjë në dritën e një vizioni zhvillimor socio-ekonomik për të ardhmen, e jo nën hijen e një administrimi dembel për mbijetesë në tashmen’.

Sipas Kurtit, buxheti i Kosovës është tejet i ngjashëm nga viti në vit.

‘Gati gjysma paga e mëditje dhe mallra e shërbime, çereku shpenzime kapitale (3/4 aty në asfalt) si dhe po aq subvencionet e transferet’, shkruan Kurti ndër të tjerash.

Lexoni të plotë publikimin e tij:

Në Kosovë nuk është e vërtetë se ndërrohen qeveritë.

Buxheti i Kosovës është tejet i ngjashëm nga viti në vit: gati gjysma paga e mëditje dhe mallra e shërbime, çereku shpenzime kapitale (3/4 aty në asfalt) si dhe po aq subvencionet e transferet.

Të hyrat vetanake të komunave të Kosovës (gjysma prej të cilave tatim në pronë) nuk janë as 50 milionë euro në vit. 30 herë më shumë janë të hyrat tatimore e të cilat përbëjnë mbi 2/3 e të hyrave buxhetore (me ç’rast afër 90% të tyre janë tatimet indirekte: TVSh, dogana dhe akcizë).

Në vitin 2017 nuk pati fare të hyra nga fitimet e nxjerra nga korporatat përmes dividentave. Ndërkaq, tatimi në të ardhurat e korporatave ishte 75 milionë euro apo vetëm 5% e të hyrave tatimore.

Zhvillim ekonomik? Rrugëtim evropian? E pamundur me këtë strukturë dhe me këso shifrash.

Është e vërtetë se në Kosovë duhet të ndërrojë qeveria.

Sepse, duhet të ndryshojë buxheti: të hyrat dhe shpenzimet, planifikimi dhe realizimi i këtyre, gjithnjë në dritën e një vizioni zhvillimor socio-ekonomik për të ardhmen, e jo nën hijen e një administrimi dembel për mbijetesë në tashmen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?