Kurti: Kosova duhet ta ketë prioritet bashkimin e Mitrovicës, e jo ulësen në OKB

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë konferencës ‘Skenarët e Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka thënë se dikur Kosova varej prej Serbisë, e sot Serbia po varet prej Kosovës në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Kurti ka thënë se Kosova duhet ta ketë prioritet bashkimin e Mitrovicës, e jo ulësen […]
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë konferencës ‘Skenarët e Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka thënë se dikur Kosova varej prej Serbisë, e sot Serbia po varet prej Kosovës në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Kurti ka thënë se Kosova duhet ta ketë prioritet bashkimin e Mitrovicës, e jo ulësen në OKB, raporton Periskopi.
‘Jo pse unë jam kundër ulëses së OKB-së, mos më keqkuptoni, nuk jam kundër,. Por nuk mund ta krahasojmë çështjen e Mitrovicës me ulësen në OKB’, ka thënë Kurti.
Sipas tij, kushdo që mendon se mund të bëhet shtendërtimi pa Mitrovicën, më parë e mashtron veten se dikë tjetër.
Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi dhe ambasadorë të huaj.a/Periskopi/












