Kurteshi: Ajo që ndodhi me shtetasit turq do të na kushtojë shumë

Kurteshi: Ajo që ndodhi me shtetasit turq do të na kushtojë shumë

Komisioni për legjislacion miratoi dhe Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë për ekstradim. Ky projektligj ngjalli reagimin e anëtarëve të komisionit, të cilët nuk munden ta anashkalonin ngjarjen, e cila ndodhi ditë më parë, me depërtimin e shtetasve turq. Sami Kurteshi nga VV, tha se Kosova me këtë akt ka bërë kthim […]

Komisioni për legjislacion miratoi dhe Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë për ekstradim. Ky projektligj ngjalli reagimin e anëtarëve të komisionit, të cilët nuk munden ta anashkalonin ngjarjen, e cila ndodhi ditë më parë, me depërtimin e shtetasve turq.

Sami Kurteshi nga VV, tha se Kosova me këtë akt ka bërë kthim prapa sa i përket liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në BE.

“Çka ka ngjarë ne s’mund me i ik realitetit, çka ka ngjarë me 6 shtetasit turq që janë kthyer në Turqi. Kosova kur e merr parasysh këtë marrëveshje që bazohet në konventat e Vjenës, por ka parime të nxjerra nga konventa evropiane. Kosova e ka shkel marrëveshjen  kryesore,  në të cilën bazohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kreu i dytë dhe unë nuk mendoj që Kosova pa marrë parasysh çfarë ndryshime ne bëjmë, kem me u sha e kemi me shkuar me ‘hallakamë’. Kosova ka bërë hapin vendimtar kthim prapa për liberalizim të vizave dhe për pranim në BE. Pa ndryshime të mëdha pa kërkim falje, pa zotime ne kemi thyer parimin kryesor të fisnikërisë së mbajtjes së fjalës evropiane, me këtë kthim atje dhe kjo ka me na kushtuar shumë”, tha ai.

Ndërsa Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se ajo që ka ndodhur paraqet rrezik për çdo qytetar.

“Baza kushtetuese dhe ligjore në Kosovë siç po duket është e panevojshme, sepse veç po i rrëmbejnë njerëzit pa respektuar as rregullore, as konventa. Këto konventa marrëveshje që i kemi po mbetet sa për të thënë dhe s’po zbatohen. Nëse ne heshtim dhe lejojmë ajo çfarë ka ndodhur javën e shkuar, sigurisht që paraqet rrezik për secilin qytetar që jeton në Republikën e Kosovës”, tha ajo.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë nesër takim me kryetarët e grupeve parlamentare për të shqyrtuar kërkesën e 40 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme lidhur me debatin parlamentar në lidhje me këtë rast.

Pas depërtimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka falënderuar presidentin Hashim Thaçi, ndërsa ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj, duke thënëp “turp”.

Kritikat e tij kanë ardhur pas vendimit të Haradinajt për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi.

Kryeministri Haradinaj mbrëmë i është kundërpërgjigjur komenteve të shefit të turk, duke thënë se Kosova i kryen vetë punët e saj dhe nuk përzihet në punët e huaja të Turqisë.

Ndërkohë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke komentuar për incidentin e fundit mes Kosovës dhe Turqisë, ka thënë se SHBA janë të inkurajuara për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?