Kur Thaçi takohej me mësuesit e djalit të tij, kolegët e të cilëve u deportuan në Turqi

Kur Thaçi takohej me mësuesit e djalit të tij, kolegët e të cilëve u deportuan në Turqi

Gjashtë shtetas turq, pesë prej tyre mësues e drejtues institucionesh arsimore në Kosovë, u arrestuan të enjten, për t’u dëbuar më pas në Turqi – ku ata akuzohen për gjoja terrorizëm. Për arrestimin dhe dëbimin e Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina, krerët e vendit thanë se […]

Gjashtë shtetas turq, pesë prej tyre mësues e drejtues institucionesh arsimore në Kosovë, u arrestuan të enjten, për t’u dëbuar më pas në Turqi – ku ata akuzohen për gjoja terrorizëm.

Për arrestimin dhe dëbimin e Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina, krerët e vendit thanë se s’kanë qenë aspak të informuar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi; kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj; dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, reaguan pas arrestimit të turqve, duke thënë se s’kanë qenë në dijeni për aksionin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Policisë së Kosovës.

Por, më vonë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zbuloi se në të vërtetë Thaçi ka qenë i mirinformuar për arrestimin dhe dëbimin e turqve.

Erdogan e falënderoi Thaçin që ia dorëzoi turqit, të cilët ai i akuzon si pjesëtarë të lëvizjes së Fethullah Gylenit, që konsiderohet terroriste në Turqi.

Me shumë prej turqve të dëbuar, presidenti Thaçi dikur kënaqej. Bile, ai ka publikuar një fotografi, në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Instagram, në vitin 2014, ku shihet në shoqërinë e mësuesve të të birit të tij, Endritit.

“Pas një dite të gjatë pune, sot pasdite mora pjesë në mbledhjen e prindërve me arsimtarët në shkollën e Endritit. U kënaqa, por nuk po hyj në detaje për komentet e marra nga mësuesit. #Kosova, #shkollat, #arsimi”, ka shkruar Thaçi në legjendën e fotografisë, në të cilën, mes pjesëmarrësve, duket edhe i dëbuari  nga Kosova ditë më parë, Mustafa Erden./GazetaExpress/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?