Kujt po i thotë pijanec burri i Vjosa Osmanit?

Gara për ta parin e LDK-së është aktualizuar jashtëzakonisht shumë ditëve të fundit, edhe pse deri në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie ka edhe një vit kohë, shkruan Periskopi. Ai që e ‘ndezi zjarrin’ ishte kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili deklaroi se pretendon të kandidojë për kryeministër nga radhët e […]

Ai që e ‘ndezi zjarrin’ ishte kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili deklaroi se pretendon të kandidojë për kryeministër nga radhët e LDK-së.

E këtë deklaratë e kishte qortuar nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i cili kishte thënë se për këtë gjë vendos partia.

Ndërkohë në debatin për kreun e LDK-së, nuk mund të mos përfshihej edhe nënkryetari tjetër i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili aktualisht është kryetar i Gjilanit.

Haziri në një intervistë për T7 ka thënë se në garën për kryetar të LDK-së, e përkrah Agim Veliun dhe jo Vjosa Osmanin, raporton Periskopi.

E kjo deklaratë duket se nuk i ka pëlqyer bashkëshortit të Vjosa Osmanit, i cili në mënyrë indirekte ka thënë se ‘Deklaratat e pijandurave nuk duhet të merren seriozisht”.

“Deklaratat e pijanecëve (ose pijandurave si u themi në Gilan) nuk duhet të merren seriozisht”, ka shkruar Prindon Sadriu.

E gjithë kjo garë e brendshme për pozitën e kryetarit të LDK-së, është nxitur nga mungesa e Isa Mustafës si kryetar i partisë dhe gjendja e rënduar e tij shëndetësore./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?