Kujt i tha Mogherini në Beograd ‘kjo nuk guxon të përsëritet’?

Kujt i tha Mogherini në Beograd ‘kjo nuk guxon të përsëritet’?

  Goran Bogdanoviq, deputet në parlamentin serb, ish-ministër për Kosovë në Qeverinë serbe përgjigjet në disa pyetje të gazetës serbe Blic në lidhje me ngjarjet e fundit në Kosovë. Goran Bogdanoviq, duke folur për ngjarjet që ndodhën në veri me arrestimin e Gjuriqit, ka thënë se nuk u beson teorive konspirative. “Ekzistojnë  spekulime të ndryshme […]

 

Goran Bogdanoviq, deputet në parlamentin serb, ish-ministër për Kosovë në Qeverinë serbe përgjigjet në disa pyetje të gazetës serbe Blic në lidhje me ngjarjet e fundit në Kosovë.

Goran Bogdanoviq, duke folur për ngjarjet që ndodhën në veri me arrestimin e Gjuriqit, ka thënë se nuk u beson teorive konspirative.

“Ekzistojnë  spekulime të ndryshme dhe teori konspirative, por unë nuk i besoj këtyre tregimeve dhe dua të besoj se nuk ishte në pyetje qëllimi i keq, para se gjithash i Beogradit, dhe në një mënyrë edhe i Prishtinës. Mund të thuhet se çështja ka qenë më tepër në nivelin personal. Dua ta përkujtoj deklaratën e Vuçiqit i cili të dielën në Bruksel ka thënë se kishte dashur të sheh se kush guxon ta ndalë Gjuriqin dhe Selakoviqin të shkojnë në Mitrovicë dhe në çfarë mënyre. Duke e ditur mentalitetin e shqiptarëve, se si mendojnë ata dhe për çfarë janë të gatshëm, një reagim i tillë ishte i pritur. Mua më brengos diçka tjetër. Para se gjithash pasiviteti i serbëve në Kosovë dhe pasiviteti i bashkësisë ndërkombëtare. Kjo nuk është hera e parë e hyrjes së njësitit ROSU në veri, por është hera e parë të hyjë në një vendbanim dhe të veprojë në mënyrë kaq brutale. Kjo është “fyerje” për popullin serb”.

Para disa ditësh Frederica Mogherini në mënyrë urgjente erdhi në Beograd dhe porositi se “kjo më nuk guxon të ndodh”. Kujt i ishte drejtuar ajo me këtë rast?

“Këtë pyetje askush nuk e ka bërë. Pas vizitës së saj nuk kishte konferencë për shtyp por vetëm është dhënë një kumtesë me këtë fjali dhe ne nuk e dimë se çfarë do të thotë kjo por vetëm mund të supozojmë. Përse Mogherini nuk shkoi në Prishtinë nëse nuk pajtohej me atë se çfarë ndodhi në veri të Kosovës? Çfarë bëri ajo në Beograd, shprehu ngushëllime? Përse nuk shkoi te Thaçi dhe Haradinaj që atyre t’iu thotë se kjo më nuk guxon të përsëritet, e jo të vjen në Beograd dhe këtë fjali ta thotë këtu. Është e qartë se me çfarë qëllimi ajo kishte ardhur në Beograd edhe pse tentohet nga ana e pushtetit dhe medieve të afërta me të, të krijohet bindja se, ja, ajo ishte korrekte dhe kishte mirëkuptim. Për çfarë kishte mirëkuptim? Për atë se ROSU, përkundër pajtimit të serbëve, me leje të KFOR-it dhe EULEX-it, të hyjë në veri? Për atë se në sallën për mbledhje janë rrahur njerëzit, ndërsa zyrtari i lartë e shtetit serb u arrestua, u tërhoq zvarrë nëpër Prishtinë dhe në fund u dëbua?

AKS do të jetë diçka sikur organizatë joqeveritare?

“Thaçi, Haradinaj dhe Veseli kanë marrë vendim të fillohet me krijimin e AKS, por unë nuk iu besoj atyre dhe frikohem se nuk ka asgjë prej kësaj. Edhe nëse AKS krijohet, do të jetë një asociacion i komunave pa kurrfarë kompetencash, një lloj organizate joqeveritare. As me marrëveshje të Brukselit nuk është diçka  më mirë. Nëse e lexoni me kujdes Marrëveshjen e Brukselit, do të shihni se “Bashkësia” e komunave serbe nuk ka asnjë juridiksion e as kompetenca ekzekutive, përveç që ka mbikëqyrje të arsimit, shëndetësisë, zhvillimit rural, planifikimit hapësinor, gjë që në esencë nuk do të thotë asgjë. Për këtë në vitin 2013 nuk desha ta votojë Marrëveshjen e Brukselit edhe pse partia ime e votoi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?