Kryemadhi sulmon Ramën

Kryemadhi sulmon Ramën

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk kishte pse të negociohej me Kosovën për tarifën në Rrugën e Kombit. Ai tha gjithashtu se patriotizëm është ta paguash këtë tarifë dhe jo e kundërta. Këtë të hënë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cilësoi këtë deklaratë një fyerje të rëndë që u është bërë shqiptarëve. “Edi Rama […]

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk kishte pse të negociohej me Kosovën për tarifën në Rrugën e Kombit. Ai tha gjithashtu se patriotizëm është ta paguash këtë tarifë dhe jo e kundërta. Këtë të hënë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cilësoi këtë deklaratë një fyerje të rëndë që u është bërë shqiptarëve.

“Edi Rama dhe oborri i tij arrogant, të mbyllur në kullat e oligarkëve nuk e kuptojnë që sot shqiptarët janë ngritur kundër regjimit skllavërues që ai po instalon. Fjala e tij para shqiptarëve ishte jo vetëm një fyerje që u bëhet banorëve të Kukësit, por edhe një shprehje e qartë e antikombëtarizmit të tij që i trajton kosovarët si klientë të pazareve të oligarkëve të tij”, deklaroi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-sa tha në një konferencë për mediat se opozita distancohet nga kjo dhe se e bashkuar do të dorëzojë në Kuvend kërkesën për përjashtimin e Kryeministrit.

“Sot distancohemi dhe dënojmë me forcë deklaratën e tij, fjalorin e tij vulgar prej rrugaçi dhe përçmimin për shqiptarët e Kosovës, ndaj do të kërkojmë përjashtimin e Kryeministrit nga Parlamenti për këto shfaqje të shëmtuara. Qëndrimi ynë do të jetë vendimmarrje në funksion të mënyrës së sjelljes së këtij Kryeministri”, shtoi Monika Kryemadhi./TCh/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?