Kryeinfermerja e Spitalit të Gjilanit dyshohet se bëri vetëvrasje

 Në komunën e Gjilanit në orët e para të mëngjesit është gjetur e vdekur kryeinfermierja e Spitalit Regjional të Gjilanit, Xhylie Hajdari, e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Policia nuk ka dhënë detaje vetëm se e ka konfirmuar rastin për Kohën Ditore. “Një femër shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka […]

Policia nuk ka dhënë detaje vetëm se e ka konfirmuar rastin për Kohën Ditore.

“Një femër shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan.

Gazeta ka kontaktuar edhe me Spitalin Rajonal të Gjilanit të cilët kanë deklaruar se nuk kanë informata të detajuara për rastin në fjalë mirëpo e kanë konfirmuar se bëhet fjalë për kryeinfermieren kryesore të Spitalit.

Nisret Hajrullahu, drejtor i spitalit të Gjilanit ka deklaruar se e ndjera ishte një punëtore e palodhur në punën e saj.

“Ajo nuk është sjellë në Spitalin Regjional të Gjilanit pra në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar Qendra e Mjekësisë Familjare edhe për ma tutje nuk e di. Është motër kryesore e Emergjencës dhe kjo është informata që kemi. Ka qenë një motër e cila ka qenë një organizatore e mirë e punës dhe e cila ka punuar me zell kurse për detajet tjera ne nuk dimë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë ai.

Ndryshe e ndjera Xhylie Hajdari ishte sekretare organizative e gruas së AAK-së në Gjilan, raporton Koha Ditore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?