Krasniqi: Po më dhimbsen 6 qytetarët turq, shteti jonë udhëhiqet nga axhamitë

Krasniqi: Po më dhimbsen 6 qytetarët turq, shteti jonë udhëhiqet nga axhamitë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s Soacialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka reaguar lidhur me rastin e depërtimit të 6 shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, duke thënë se ata janë dëbuar në mënyrë të paligjshme. Sipas Krasniqit ky dëbim i tyre është bërë për pazare të pista. Ai ka thënë se kjo ndodhi është një […]

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s Soacialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka reaguar lidhur me rastin e depërtimit të 6 shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, duke thënë se ata janë dëbuar në mënyrë të paligjshme.

Sipas Krasniqit ky dëbim i tyre është bërë për pazare të pista.

Ai ka thënë se kjo ndodhi është një turp për Kosovën, dhe se vetëm njerëzit e pafytyrë nuk do të skuqeshin pas një rasti të tillë.

Reagimi i plotë:

Duke dëgjuar broçkulla, thash:

Njerëzit me dhimbsen shumë. Me dhimbsen edhe gjashtë turqit e dëbuar paligjësisht. Me dhimbsen edhe pse ishin punëtorë të arsimit. Por më shumë po me dhimbset shteti im, kushtetuta dhe ligjet e shtetit tim të nëpërkëmbura për pazare të pista. Te shtetit që në themelet e tija janë flijimet e brezave dhe flijimet biblike të gjeneratës sime. Me dhimbset aspirata e brezave për liri, çlirim, për pavarësi e sovranitet, për shtet demokratik.

 

Ne, që luftuam diktatura, është turp që të shërbejmë te gjithëpushtetshmin me paligjësi!

 

I frikësohem asaj që thotë populli: “Mos bënë çka s’ka bërë kush se të gjënë ajo çka se ka gjet askënd!”

 

Me gjashtë qytetarët turq, institucionet e shtetit tonë e bënë atë që se ka bërë askush ose e ka bërë pak kush, rrezikohemi t’na gjënë ajo që nuk e ka gjetur askënd në kontinentin e vjetër sot.

Pse ndodhi kjo?

 

Sepse kombi e shteti udhëhiqen nga axhamitë. Kur shteti udhëhiqet nga axhamitë, mirë nuk mund të ndjehet askush!

Ne situata të ngjashme, të pa skuqur janë vetëm njerëzit e pafytyrë!

 

Mua s’po me dhimbsen 6 qytetarët turq, se ata një jetë e një vdekje kanë për të bërë në ketë botë. Po me dhimbset e ardhmja e Kosovës dhe fati i popullit tim në t’vetin rrugëtim. Po, po frikësohem dhe frikësohem shumë, nga ringjallja e shpirtrave të vasalizmit, që në shekuj na lan në robëri, na copëtuan si është më zi, e në fund na lan pa shtet e pa demokraci!

 

Po, me dhimbset fakti pse po na mungon reagimi qytetar kur tjetrit i bëhet padrejtësi! Frikësohem nga mungesa e pa ndjesisë njerëzore në vendin tim!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?