Krasniqi pas Raportit të Progresit: Kosova është parajsë për politikanët e korruptuar dhe kriminelët

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se Raporti i Progresit për Kosovën që u publikua sot nga Komisioni Evropian, tregon edhe një herë për gjendjen e rëndë ku gjendet vendi, shkruan Periskopi. “Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën po e konfirmon gjendjen e pashpresë në vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi. Krasniqi thotë […]
“Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën po e konfirmon gjendjen e pashpresë në vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi thotë se Kosova është parajsë për politikanët dhe njerëzit e korruptuar, të cilët nuk mund t’i luftojë as gjyqësia që vetë e kanë kapur.
“Praktikisht Kosova është parajsë për politikanët e korruptuar dhe kriminelët, të cilët mund të pasurohen shpejtë në kurriz të qytetarëve dhe askush të mos i trazojë, pasi ata që duhet t’i luftojnë – gjyqësia – vet i kontrollojnë”, është shprehur ai.
Në një reagim në profilin e tij, Krasniqi ka numëruar disa nga pikat kyçe të Raportit të Progresit ku vërehen ngecjet e Kosovës.
Aty, ndër të tjera po thuhet që:
- Korrupsioni është i përhapur;
- Pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme nuk po konfiskohet;
- Krimi i organizuar nuk po luftohet;
- Gjyqësori është nën ndikimin e politikës;
- Nuk ka ekonomi funksionale të tregut.












