Kosova shqyrton format e bashkëpunimit me EULEX-in në të ardhmen

Kosova shqyrton format e bashkëpunimit me EULEX-in në të ardhmen

  Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka pritur sot një delegacion të Bashkimit Evropian. Në përbërje të këtij delegacioni ishin Gabor Iklody, udhëheqës i Drejtorisë së Departamentit të Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit (CMPD), Xavier Denisnga, drejtoria e Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit (CMPD), Oliver Hoffmann – Divizioni për Drejtimin e Operacioneve (Administrim […]

 

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka pritur sot një delegacion të Bashkimit Evropian. Në përbërje të këtij delegacioni ishin Gabor Iklody, udhëheqës i Drejtorisë së Departamentit të Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit (CMPD), Xavier Denisnga, drejtoria e Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit (CMPD), Oliver Hoffmann – Divizioni për Drejtimin e Operacioneve (Administrim dhe Planifikim Civil – CPCC), John Manza (NATO), si dhe zyrtarë të tjerë. Në këtë takim u bisedua për rolin dhe mandatin e EULEX-it në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se zëvendësministri Zeka, theksoi qasjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të institucioneve të Kosovës sa i përket vlerësimit të punës së misionit të EULEX-it në Kosovë në gjyqësor dhe polici.

“Si institucione të reja, misioni i EULEX-it na ka ndihmuar për ngritjen e kapaciteteve për rrugën tonë. Por, misionet kudo kanë një afat dhe ky mision ka përmbyllur me sukses rolin e tij në zbatimin e ligjit në Kosovë”, theksoi Zeka.

Ai vuri në pah se institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë kanë kapacitete të plota dhe janë të afta për menaxhimin e çfarëdo situate. Megjithatë, siç është shprehur ai, Republika e Kosovës nuk mund të funksionojë pa ndihëm e BE-së dhe SHBA-ve.

Ai në fund theksoi se tashme edhe grupi ndërministror është dukë bërë një vlerësim të punës së këtij misioni dhe në bazë të vlerësimeve që do të dalin, do të shikohet forma e bashkëpunimit në të ardhmen.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?