Kosova i kërkon sqarime Shqipërisë për taksën në ‘Rrugën e Kombit’

Kosova i kërkon sqarime Shqipërisë për taksën në ‘Rrugën e Kombit’

  Vendosja e taksës prej 5 eurove në Rrugën e Kombit shfaqi reagime nga më të ndryshmet si brenda Shqipërisë ashtu edhe në Kosovë. Çmimi i pagesës së hyrje-daljes në këtë rrugë është vlerësuar i lartë edhe nga zyrtarët e shtetit të Kosovës. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se tashmë kanë shprehur brengën […]

 

Vendosja e taksës prej 5 eurove në Rrugën e Kombit shfaqi reagime nga më të ndryshmet si brenda Shqipërisë ashtu edhe në Kosovë.

Çmimi i pagesës së hyrje-daljes në këtë rrugë është vlerësuar i lartë edhe nga zyrtarët e shtetit të Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se tashmë kanë shprehur brengën lidhur me procesin, por edhe sa i përket çmimit të pagesës.

Ky i fundit ka thënë se kanë dërguar letër zyrtare tek ministri i Shqipërisë, Damian Gjiknuri duke kërkuar një takim me të në mënyrë që të diskutohet hollësisht lidhur me këtë çështje si dhe për mundësitë në raport me të.

“Do të kërkojmë takim për të biseduar edhe për tema të tjera që janë në interes për të dyja vendet. Se a do të mbetet vendim i prerë, kjo do të shihet nga Qeveria e  Shqipërisë se çfarë do të vendos më tutje dhe se si do të veprojë. Nuk dëshirojmë të dalim se po tentojmë të interferojmë në vendimet e institucioneve shtetërore të Shqipërisë”, ka thënë Lekaj për Indeksonline.

Sipas Ministrit të Infrastrukturës, do të ishte e udhës që të shtereshin të gjitha mundësitë për të rishikuar çmimet e pagesës.

“E udhës do të ishte që të shtereshin të gjitha mundësitë për të rishikuar çmimin e pagesës. Gjithnjë ka mundësi për zgjidhje më të lehta, por e ritheksoj, kjo i mbetet Qeverisë së Shqipërisë, për të vendosur”, ka përfunduar Lekaj.

Në Rrugën e Kombit ka nisur tashmë rindërtimi i kabinave të dëmtuara nga protestuesit, por kjo sipas autoriteteve pritet që marr kohë deri në 60 ditë.

“Nuk po paguhet se u shkatërrua ajo pjesë. Do ringrihet do kohën e saj. Mbase do të dojë një periudhë 60 ditore minimalisht”, ka thënë ministri shqiptar i Transportit, Damian Gjiknuri.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?