Kosova e gatshme për nismat rajonale në fushën e digjitalizimit

Kosova e gatshme për nismat rajonale në fushën e digjitalizimit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që për herë të parë po organizohet në Shkup të Maqedonisë. Në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve të samitit, kryeministri Haradinaj tha se organizimi i këtij samiti është një hap tejet i rëndësishëm për të çuar përpara vizionin e integrimit dhe […]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që për herë të parë po organizohet në Shkup të Maqedonisë.

Në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve të samitit, kryeministri Haradinaj tha se organizimi i këtij samiti është një hap tejet i rëndësishëm për të çuar përpara vizionin e integrimit dhe bashkëpunimit në mes të vendeve të Ballkanit dhe tregut digjital evropian.

“Kosova konsideron se Teknologjia informative dhe komunikimi janë tejet të rëndësishme për zhvillim ekonomik. Ne jemi angazhuar që të kemi qasje në ICT dhe në bashkëpunim me Bankën Botërore, jemi duke e përgatitur programin KODE dhe jemi të bindur që iniciativa Balkans Digital Highway do të fuqizojë edhe më tepër bashkëpunimin rajonal”, tha ai.

Ajo që është e rëndësishme për ekonominë e Kosovës, ka shtuar Haradinaj, është se Qeveria është duke punuar për të pasur koordinim rajonal për një zonë të lirë ekonomike në roaming dhe në bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që Kosova ka iniciuar nismën për marrëveshjen e Roamingut Regjional.

Haradinaj, përmendi edhe faktin që në Kosovë është krijuar një politikë dhe infrastrukturë e avancuar për Informimin dhe Teknologjinë Informative, ku rreth 86 për qind e banorëve kanë qasje në rrjetin telefonik dhe të internetit 3G apo 4G dhe vendi ka shënuar trend të mirë të avancimit në këto 5 vjetët e fundit, derisa Kosova është duke përgatitur rrugën për qasje në rrjetin e edukimit dhe hulumtimit GEANT.

Avancimi digjital i vendit është edhe përafrimi i Kosovës me platformën evropiane, derisa ka impakt të drejtpërdrejt në ekonominë e qëndrueshme të vendit, qeverisjen e mirë, zhvillimin social, edukim dhe shkencë, shëndetësi dhe në energji të qëndrueshme.

Kosova është e përkushtuar që të jetë në hap me të gjitha avancimet teknologjike duke bashkëpunuar me vendet e rajonit dhe duke u përafruar sa më shumë me familjen evropiane.

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor ka bërë bashkë përfaqësues të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, koordinatorët regjional, shoqërinë civile dhe akademike, të rinjtë dhe ka për qëllim të këmbejë ide dhe propozime në mes të vendeve pjesëmarrëse.

Ndryshe, pjesë e panelit të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor, nikoqir i të cilit është kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, përveç kryeministrit Haradinaj, ishin edhe Denis Zvizdiq, kryesues i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Thomas Bareis, sekretar parlamentar i shtetit, Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Energji, Republika Federale e Gjermanisë, Zëvendës Kryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, Ministri i Ekonomisë i Malit të Zi, Dragica Sekulic, Komisionerja Evropiane për Ekonominë Digjitale dhe Shoqëri, Mariya Ivanova Gabriel, derisa moderohej nga Sekretari Gjeneral i RCC-së, Goran Svilanoviq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?