Konjufca: Pse të mos rrëzohet Qeveria me votat e Srpskas, kur bashkëqeverisë me të

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. “Pas dhjetorit të vitit 2016 kur Gjykata Kushtetuese e shpalli marrëveshjen e Zajednicës jo kushtetuese në 23 pika, ende askush nuk dha përgjegjësi për këtë. Dhe jo vetëm kaq, por […]
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Pas dhjetorit të vitit 2016 kur Gjykata Kushtetuese e shpalli marrëveshjen e Zajednicës jo kushtetuese në 23 pika, ende askush nuk dha përgjegjësi për këtë. Dhe jo vetëm kaq, por tash po veprojnë thuajse nuk ndodhi asgjë, dhe Qeveria e Presidenti po nguten ta themelojnë Zajednicën”, ka thënë Konjufca, raporton Periskopi.
Konjufca tha se çfarëdo etniteti politik serb që krijohet në Kosovës dhe që ka karakter mbi komunal e ndan Kosovën.
“Një gje duhet ta dinë të dy, çfarë do entiteti politik serb qe krijohet dhe që ka karakter mbi komunal e ndan Kosoven dhe përgjigjësia duhet t’i fakturohet kryeministrit dhe presidences”, u shpreh ai.
Sipas tij, tashmë po dihet pse ekzison kjo Qeveri që ka mbetur qeveri e pakicës.
“Kjo qeveri është themeluar që të kalojë demarkacionin, ta themeloj ‘Zajednicën’ dhe ta menaxhojë situatën me Gjykatën Speciale”, tha Konjufca.
Konjufca foli edhe rrëzimin e Qeverisë.
“Sa i përket asaj që po thuhet që është jo patriotike të rrëzohet kjo qeveri me Listën Serbe… Si është e mundur të thuhet kjo kur Lista Serbe vetëm i ka ndërruar ulëset ndërkaq po vazhdon aktivitetet si pjesë e Qeverisë Haradinaj. Pra të thuash që është e pandershme të rrëzohesh me Listën Serbe, kurse qenka e ndershme të qeverisësh me të, kjo me të vërtetë nuk do koment dhe kjo Qeveri padyshim duhet të rrëzohet sa më shpejtë”, u shpreh ai. /Periskopi/












