Konjufca: Kushdo që e ka votuar dhe ankohet për Hashim Thaçin, le të shikohet në pasqyrë

Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se kushdo që ankohet për Hashim Thaçin, të shikohen në pasqyrë, raporton Periskopi. “Përgjegjësinë duhet ta marrin të gjithë ata që e kanë zgjedhur Hashim Thaçin president. Nëse ankohen për Thaçin, së pari duhet të shihen në pasqyrë. Ai që ia ka dhënë votën, e […]
Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se kushdo që ankohet për Hashim Thaçin, të shikohen në pasqyrë, raporton Periskopi.
“Përgjegjësinë duhet ta marrin të gjithë ata që e kanë zgjedhur Hashim Thaçin president. Nëse ankohen për Thaçin, së pari duhet të shihen në pasqyrë. Ai që ia ka dhënë votën, e kisha lutur edhe administrapën me na shtyp atë votimin e famshëm të 26 shkurtit 2016, secili që ia ka dhënë votën Hashim Thaçit nuk ka të drejtë të ankohet në të dhe ta akuzojnë Vetëvendosjen”, tha Konjufca.
Ai iu drejtua deputetëve të LDK’së duke thënë që kur ‘ju ia dhatë votën Hashim Thaçit, Vetëvendosjen e çojshit në burg’.
Sipas tij, LDK’ja po e vlerëson PDK’në vetëm a është në pushtet LDK me të apo jo.
“PDK qenka e keqe vetëm kur nuk është me neve në pushtet a qenka e mirë kur është me neve – kështu është logjika e Armend Zemajt”, tha ai. /Periskopi/












