Komision Hetimor Parlamentar për rastin e “Gylenistëve”

Kuvendi ka miratuar Rezolutë për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e “Gylenistëve” të deportuar në Turqi. Rekomandimet janë këto: Formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq me datë 29 mars 2018. Kërkohet nga Grupet Parlamentare që brenda tre ditësh të dërgojnë në Kryesinë e Kuvendit […]
Rekomandimet janë këto:
Formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq me datë 29 mars 2018.
Kërkohet nga Grupet Parlamentare që brenda tre ditësh të dërgojnë në Kryesinë e Kuvendit emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë Komision, në përputhje me Ligjin për Hetime Parlamentare.
Në funksion të ndriçimit të kësaj çështjeje, Kuvendi obligon të gjitha institucionet relevante që lidhen me çështjen në fjalë t’i përgjigjen kërkesave të Komisionit Hetimor
Kuvendi mandaton Komisionin Hetimor të shqyrtojë përputhshmëritë e procedurave të ndjekura lidhur me këtë rast me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.













