“Mehmet Akif” dhe familjarët e të arrestuarve deklarohen për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit

“Mehmet Akif” dhe familjarët e të arrestuarve deklarohen për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit

Sot prej orës 14:00 është paraparë mbajtja e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me rastin e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq. Përmes një komunikate, kolegji “Mehmet Akif” dhe familjarët e të dëbuarve kanë bërë të ditur se mirëpresin këtë seancë, duke e vlerësuar atë si sado pak ngushëlluese. Tutje ky kolegj, si dhe […]

Sot prej orës 14:00 është paraparë mbajtja e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me rastin e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq.

Përmes një komunikate, kolegji “Mehmet Akif” dhe familjarët e të dëbuarve kanë bërë të ditur se mirëpresin këtë seancë, duke e vlerësuar atë si sado pak ngushëlluese.

Tutje ky kolegj, si dhe familjarët e të dëbuarve, e shohin këtë nismë si shenjë e mirë që të vihet drejtësia në vend, dhe të parandalohen ngjarjet e tilla.

“I njoftojmë te gjithë institucionet dhe mediat kosovare qe jemi te gatshëm për bashkëpunim qe ngjarjet dhe akuzat e pabaza te vërtetohen ligjërisht larg interesave politike apo institucionale”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu institucioni ka përsëritur se ushtrojnë aktivitetin në Kosovë që prej dy dekadash, në përputhje me standardet dhe normat ligjore, përcjell KosovaPress.

Ndër tjerash, këtu shprehet edhe shqetësimi lidhur me, siç shprehen ata, fabrikimin e justifikimeve për ta mbuluar aktin joligjor.

“E ndiejmë te nevojshme tju bëjmë me dije se pas kidnapimit te mësimdhënësve tanë ka nisur ne te njëjtën kohe edhe fabrikimi  i justifikimeve për te mbuluar aktin joligjor dhe te turpshëm te rrëmbimit. Në disa media elektronike janë shfaqur informacione te pavërteta për rekrutim dhe financime te paligjshme, gjë qe nuk pasqyron realitetin. Institucioni jone dhe familjaret  e te debuarve do te ankohen konform ligjeve për lajmet e rreme”, thuhet në këtë njoftim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?