Këto lagje të Prishtinës nesër me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje në Prishtinë, nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. “Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Mati”, zonës qendër, Komunës së Graçanicës me rrethinë, Hajvalisë dhe Çagllavicës, se ditën e nesërme duke filluar nga ora 22:00 deri në […]
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje në Prishtinë, nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Mati”, zonës qendër, Komunës së Graçanicës me rrethinë, Hajvalisë dhe Çagllavicës, se ditën e nesërme duke filluar nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit, gjithsej 5 orë, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.
Ujësjellësi ka njoftuar se arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë punimet teknike në lagjen “Matiqan”, që do të realizohen nga ekipet teknike të ujësjellësit të Prishtinës, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.












