Këto janë vendet që janë sulmuar nga SHBA, Franca dhe Britania e Bashkuar

Mediumi britanik “BBC” ka siguruar një hartë ku pretendohet se avionët luftarakë të SHBA-së, Francës dhe Britanisë kanë sulmuar tokën siriane. Më parë, zyrtarët amerikanë dhe francezë thanë se tre objektiva ishin goditur: Një bazë e kërkimeve shkencore që lidhet me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike Një depozitë e armëve kimike në perëndim të […]
Më parë, zyrtarët amerikanë dhe francezë thanë se tre objektiva ishin goditur:
Një bazë e kërkimeve shkencore që lidhet me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike
Një depozitë e armëve kimike në perëndim të Homsit

Një vend i magazinimit të pajisjeve të armëve kimike dhe një post i rëndësishëm komandues, gjithashtu pranë Homs, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.
Megjithatë, agjencia e lajmeve “Reuters” citoi një komandant i milicisë pro-Assad ku thoshte se sulmet ajrore kishin ndodhur në disa vende të tjera.
Në anën tjetër qeveria ruse ka thënë se raketat e lëshuar nga perëndimi janë shkatërruar./Periskopi/












