Këto janë profesionet e grave të politikanëve kosovarë

Këto janë profesionet e grave të politikanëve kosovarë

Profesionet e grave të politikanëve Në fillim të karrierës së tyre politikanët u treguan shumë diskret sa u përket jetës private. Ata nuk u panë shpesh me gratë e tyre dhe rrallë kush e dinte se çfarë fshihej prapa personit serioz me kravatë. Por, me kalimin e viteve ata u bënë më të hapur ndaj […]

Por, me kalimin e viteve ata u bënë më të hapur ndaj publikut. Nëpër fushata shfaqeshin me gratë e tyre, pastaj popullarizimin e rrjeteve sociale ata na lejuan që të kemi akses deri në një pikë në privatësinë e tyre.

E dinim se kur dilnin në treg, bënin fitness, apo dilnin të ecnin në natyrë. Duke qenë fytyra publike, edhe interesimi për jetën e tyre dhe personave që kanë në krah është i dukshëm. Me këtë rast do të shpalosim profesionet e grave të disa prej politikanëve të Kosovës.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është i martuar me Luminje Gërxhaliu- Thaçi. Dashurinë e tyre e kurorëzuan në kohë lufte në Zvicër më 28 korrik 1997, pra ata kanë mbi 20 vite të martuar. Zonja e parë aktualisht është ligjëruese në fakultet, ajo ka magjistruar në drejtimin “Banka, Financa dhe Kontabilitet” në vitet 2007-2009.

Pas magjistraturës së parë, në vitet 2009-2011 ka magjistruar edhe në drejtimin “Menaxhment” dhe nga Universiteti i Tiranës ka marrë titullin Doktor Shkence në Fakultetin e Ekonomisë.

Për dallim të Zonjës së parë, bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinajt, Anita ishte fytyrë publike. Atë kohë martesa me liderin e AAK-së bëri shumë bujë në media, ishte një prej më të komentuarat.

Ata kanë 13 vite të martuar. Qysh në fillim të viteve 2000 ajo është një prej moderatoreve më të dashura për publikun, për vet faktin se u bënë dy dekada që është pjesë e ekranit.

Midis profesionit të gazetarisë dhe juridikut për të cilat u shkollua, Anita shkëlqen në të parin.

Po ashtu ajo është edhe një prej grave të politikaneve që i qëndroi afër bashkëshortit të saj Ramush Haradinajt edhe gjatë daljeve publike, e vazhdon ta bëjë akoma.

Njëra prej bashkëshortëve më të komentuara është edhe ajo e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, Violeta.

Konsiderohet si një prej më të bukurave në këtë kategori. Edhe Violeta u pa pothuajse çdo herë të shfaqej krah bashkëshortit të saj, tek ecnin shesheve për dore, në fushata e aktivitete tjera.

Violeta Veseli, është profesoreshë e gjermanishtes, për të cilin profesion ajo ka thënë se e përmbush atë.

Pas grave të krerëve shtetëror ndalemi edhe tek bashkëshortja e të parit të Prishtinës, Shpend Ahmetit. Ardiana është me profesion sociologe.

Aktualisht punon si hulumtuese në Institutin GAP tek njësia për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social. Shihet se gratë e politikanëve të lartcekur, zotërojnë profesione të ndryshme nga bashkëshortet e tyre.

Megjithatë, kjo nuk i privon ato që të jenë jashtë fokusit mediaktik, për vet faktin se konsiderohen si prej personave më të rëndësishëm të politikanëve.
/21Media/

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya