Kërkohet që zëvendësimi i ministrave të bëhet me miratim nga Kuvendi

Bejtush Gashi është ministër i ri i Punëve të Brendshme dhe do të zëvendësojë të shkarkuarin Flamur Sefajn për skandalin me deportimin e gjashtë “gylenistëve” në Turqi. Emërimin e tij e ka bërë kryeministri Ramush Haradinaj, dhe ka njoftuar përmes një postimi në Facebook. Por Albert Krasniqi, që monitoron punën e Kuvendit, ka thënë […]
Bejtush Gashi është ministër i ri i Punëve të Brendshme dhe do të zëvendësojë të shkarkuarin Flamur Sefajn për skandalin me deportimin e gjashtë “gylenistëve” në Turqi.
Emërimin e tij e ka bërë kryeministri Ramush Haradinaj, dhe ka njoftuar përmes një postimi në Facebook.
Por Albert Krasniqi, që monitoron punën e Kuvendit, ka thënë se emërimi i ministrave të rinj, duhet të bëhet përmes miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës.
“Emërimi i ministrave të ri duhet të bëhet përmes miratimit nga ana e Kuvendit. Sot qenka emëruar ministri i ri i Punëve të Brendshme. Ministri i kaluar ishte zgjedhur nga Kuvendi, kurse ky i riu që e zëvendëson atë emërohet vetëm nga Kryeministri, duke anashkaluar Kuvendin. Kështu ka qenë praktika deri më tani”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij, kjo praktikë është në kundërshtim me frymën e asaj sesi Kushtetuta ka paraparë zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë.
“Është kompetencë e Kuvendit zgjedhja e Qeverisë. Anëtarët e Qeverisë duhet të japin betimin para Kuvendit. Kuvendi duhet t’i zgjedhë anëtarët e Qeverisë secilën herë që zëvendësohen, e jo vetëm herën e parë pas zgjedhjeve”, ka përfunduar ai.












