Kërkohet kthimi në punë i prorektores që dha deklarata seksiste

Me shkarkimin e prorektores Teuta Pustina Krasniqi nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Pustinës, nuk janë pajtuar një grup studentësh të universitetit publik. Sefer Zogaj, student në Universitetin e Prishtinës, ka iniciuar 4 ditë më parë një peticion online, përmes të cilit kërkohet kthimi i ish pro rektores Pustina-Krasniqi, pasi ajo u shkarkua sepse kishte […]
Sefer Zogaj, student në Universitetin e Prishtinës, ka iniciuar 4 ditë më parë një peticion online, përmes të cilit kërkohet kthimi i ish pro rektores Pustina-Krasniqi, pasi ajo u shkarkua sepse kishte bërë apel që vajzat studente, stafi akademik, stafi administrativ e studentët duhet të kenë kujdes me veshjen brenda institucionit dhe të mos shfaqen provokativë.
Deklaratae saj nga grupe feministësh e OJQ që operojnë në Kosovë, është cilësuar si skandaloze dhe seksiste dhe më pas u kërkua shkarkimi i saj, dhe kërkesa e tyre u çua në fund.
Në Nd’rrimin e Natës mbrëmë Zogaj si inicues i peticionit për rikthimin e saj, ka thënë se nëse rektorati nuk merr masa për rikthimin e saj do të pasojnë protestat, si mjet demokratik për të arritur deri te kërkesa e tyre.












