KE përmend deportimin e shtetasve turq – Këto janë disa nga të gjeturat për Kosovën

KE përmend deportimin e shtetasve turq – Këto janë disa nga të gjeturat për Kosovën

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka prezantuar disa nga të gjeturat kryesore të raportit të Progresit për Kosovën – shkruan Periskopi. Ajo ka bërë edhe një përmbledhje lidhur me rekomandimet që i ka bërë Komisioni Kosovës për vitin 2018. Apostolova ka përmendur ratifikimin e Demarkacionit si hap të rëndësishëm drejt […]

Ajo ka bërë edhe një përmbledhje lidhur me rekomandimet që i ka bërë Komisioni Kosovës për vitin 2018.

Apostolova ka përmendur ratifikimin e Demarkacionit si hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave.

Sipas saj, disa nga problemet e evidentuara në raportin e vitit 2016, janë përsëritur edhe në këtë raport, andaj ka kërkuar që të rishikohen rekomandimet dhe të fillojnë përmirësimet menjëherë.

“Raporti ka një vlerësim më të gjerë më afatgjatë për shikuar një luftë krimit dhe kundër korrupsionit. Edhe shumë gjëra duhet realizuar për t’u përafruar me BE-në. Ka pasur përmirësime në legjislacion, p.sh ligji për parandalimin e konfliktit të interesit”, ka thënë ajo.

Shefja e BE’së ka përmendur edhe deportimin e shtetasve turq nga Kosova në Turqi, gjë thotë se ka ngritur shqetësime serioze në Bruksel.

“Sa i përket reformës, raporti vë re një përparim që është bërë falë punës së vazhdueshme. Është bërë punë  e mirë për të krijuar një pako legjislative. Kemi vënë re disa shqetësime me emërime e shkarkimeve në institucione dhe kjo vazhdon të pengoj menaxhimin. Emërimet e tilla po bëhen politike, jo duke u bazuar në merita”, ka thënë Apostolova.

Lidhur me ekonominë, ajo ka thënë se Kosova ka shënuar përparim, por ka përmendur numrin e madh të veteranëve si problem për financat.

Tutje, Apostolova ka përmendur edhe disa prej fushave në të cilat thotë se nuk është vënë re asnjë përparim.

“Fushat ku s’ka pasur përparim kanë qenë arsimi dhe mjedisi. Në arsim duhet të përmirësohet cilësia, e cila është shtytja kryesore për konkurueshmërinë. Duhet të bëhen reforma, për standarde më të mira. Të ketë pavarësi për institucionin e Arsimit të lartë. Edhe mjedisi duhet të jetë prioritet nga të gjitha aktorët. Bëhen shumë dëmet mjedisore, por legjislacioni po mbetet i pazbatuar. Mbetjet shkaktojnë rrezik për njerëzit. Nivelet e ndotjes së ajrit janë alarmante”, ka shtuar ajo.

Shefja e BE’së tha se Kosova ka një rrugë të gjatë drejt Bashkimi Evropian, por sipas saj raporti jep udhëzime konkrete për Kosovën, andaj institucionet duhet t’i kenë parasysh ato./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?