Katastrofë për mikun e Putinit – mbreti i aluminit fshihet nga tregu i aksioneve

Aksionet e biznesmenit rus Rusal, Oleg Deripaska do të tërhiqen nga tregu i aksioneve, thuhet sipas mediave botërore. Thesari i SHBA-së, ndërmorri sanksione ndaj shtatë oligarkëve rusë dhe 12 kompanive në pronësi të tyre apo nën kontrollin e tyre, me arsyetimin se përfitojnë nga “aktivitete të këqija” të shtetit rus në mbarë botën. Një grup […]
Thesari i SHBA-së, ndërmorri sanksione ndaj shtatë oligarkëve rusë dhe 12 kompanive në pronësi të tyre apo nën kontrollin e tyre, me arsyetimin se përfitojnë nga “aktivitete të këqija” të shtetit rus në mbarë botën.
Një grup biznesmenësh rusë përfshijnë, ndër të tjera, Oleg Deripaska dhe Rusal, aksionet e të cilit janë të listuara në Hong Kong dhe grupi i tij En% 2Bgroup, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
Aksionet e Rusal, një nga prodhuesit më të mëdhenj të aluminit, do të fshihen nga indekset botërore dhe do të shpallet një ndalim për tregtimin me metalin e tij në bursën e Londrës (LME) dhe grupit CME.
Kështu, FTSE njoftoi fshirjen e Rusal dhe En grup nga indeksi i tyre në hapjen e tregut duke filluar nga sot. Mediat raportojnë këtë mëngjes se çmimi i kompanive të pompave Rusal, En Gupe dhe Swiss Sulzer nuk do të shfaqen më.
Oleg Deripaska është një nga rusët më të pasur, i afërt me Presidentin Vladimir Putin.
Oleg Depirskaya lindi në vitin 1968 në qytetin e vogël të Derzhinska, në jug të Rusisë. Ai studioi në Moskë, ku u diplomua në fizikë (1993) dhe ekonomi (1996). Ndërkohë, ai punoi për kompaninë Sayanogorsk Aluminium Smelter, ku ai shërbeu si Drejtor i Përgjithshëm nga 1994 deri në 1997. Deripaska arriti të marrë një pjesë të madhe të kompanisë gjatë privatizimit./Periskopi/












