Kadri Veseli bisedë telefonike me të mbijetuarin e Holokaustit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur sot përmes telefonit me Raul Teitelbaum, i mbijetuar i Holokaustit, i lindur në Prizren. Veseli tha se Teitelbaum ka shumë respekt për Kosovën, dhe me kënaqësi ka pranuar ftesën për ta vizituar. Kjo për faktin se qytetarët e Kosovës gjatë luftës së dytë botërore kanë shpëtuar shumë […]
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur sot përmes telefonit me Raul Teitelbaum, i mbijetuar i Holokaustit, i lindur në Prizren.
Veseli tha se Teitelbaum ka shumë respekt për Kosovën, dhe me kënaqësi ka pranuar ftesën për ta vizituar. Kjo për faktin se qytetarët e Kosovës gjatë luftës së dytë botërore kanë shpëtuar shumë hebrenj nga përndjekja e nazistëve.
Ky është postimi i plotë i Veselit:
Në mesin e gjashtë të mbijetuarve të Holokausit, që këtë vit janë përzgjedhur për hapjen e ceremonisë përkujtimore, Yad Vashem, të gjashtë milionë viktimave të tij, këtë vit ishte edhe Raul Teitelbaum, hebre i lindur në Prizren.
Sot bisedova me të në telefon. I emocionuar, më falënderoi dhe shprehu respektin dhe dashurinë për vendin tonë. Z. Teitel e ftova për vizitë në Kosovë dhe me kënaqësi e pranoi ftesën.
Ne jemi pasardhës të burrave dhe grave, që në ditët më të rënda për hebrenjtë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, hapën dyert dhe zemrat për t’i strehuar e mbrojtur hebrenjtë e ikur nga persekutimi nazist.
Njësoj si ata, edhe ne sot, bashkëndjejmë me vuajtjet e viktimave të Holokaustit.
Ne jemi krenarë me heroizmin e treguar ne ato kohë, si dhe me miqësinë e dy popujve tanë që ata na












