‘Ka rrezik të mos hapen negociatat vetëm se Saimir Tahiri s’është në burg’

‘Ka rrezik të mos hapen negociatat vetëm se Saimir Tahiri s’është në burg’

  Ish- ministri Besnik Mustafaj ka bërë një analizë të aktualitetit politik, përplasjet në parlament dhe çështjen e Saimir Tahirit. I ftuar në studion e lajmeve në News24, Besnik Mustafaj tha se tensionet në seancën parlamentare ishin pjesë e një spektakli politik. Për sa i përket përjashtimit të 6 deputetëve nga parlamenti për 10 ditë, […]

 

Ish- ministri Besnik Mustafaj ka bërë një analizë të aktualitetit politik, përplasjet në parlament dhe çështjen e Saimir Tahirit.

I ftuar në studion e lajmeve në News24, Besnik Mustafaj tha se tensionet në seancën parlamentare ishin pjesë e një spektakli politik.

Për sa i përket përjashtimit të 6 deputetëve nga parlamenti për 10 ditë, publicisti tha se ky ishte një dënim i tepruar.

Në lidhje me Saimr Tahirin, Mustafaj u shpreh se po i bëhet barrë Shqipërisë, duke rrezikuar seriozisht çeljen e negociatave me BE.

Përplasjet në seancë parlamentare

Ishte një gjë e veçantë për sa i përket spektaklit. Që në antikitet bëhej si spektakël për t’ia treguar të tjerëve, me një agresivitet të parrezikshëm, se uji, mielli e veza nuk të dëmtojnë fizikisht. Nuk kam qenë kurrë njeri i spektaklit. Nuk është një mënyrë bërjeje politikë që mua më shijon, por që duhet pranuar për sa kohë nuk është i rrezikshëm. Vezë përdoren dhe në Europë, por këto i hedhin ekstremistët, arritja e PD deri në këtë masë tregon që ka një akumulim nervash. Pamë edhe ministrin që goditi me ujë.

Çfarë fitoi opozita nga kjo?

Është e vështirë të matësh opinionin në lidhje me atë që ndodhi. Nuk dimë ndjesinë e opinionit publik. Pakënaqësia e shqiptarëve përballë Edi Ramës është shumë e madhe.

Nuk më duken skandal këto përplasje. Unë shoh te brezi i politikanëve të rinj shoh dëshirë të madhe për mizanskena, gjëra që nuk kanë të bëjnë me thelbin që duhet t’i përcjellim shoqërisë. Gjesti i Busahtit ishte diçka e jashtëzakonshme, nuk i lejohet ministrit të japë një shembull të tillë.

Opozitat e kanë ndjekur këtë metodë, fushatë goditjesh të papushimta për të përkeqësuar imazhin e qeverisë

Ky është një nga defektet më të mëdha që ka kultura jonë politike. 95% mbështetet te denoncimi, dhe 5% për propozime e shfaqje alternative. Mbajtja e fokusit të energjisë të opozitës tek denoncimi bën që në shumicën e zgjedhjeve, votohet kundër pushtetit, por jo realisht pro opozitës. Duke qenë se njerëzit veprojnë kundër pushtetit, zhgënjimi vjen shumë shpejt, se thonë ja edhe këta si ata të tjerët qenkan. Duhet bërë ndryshe sepse jemi një shoqëri e hapur, e moderne. Elita e influencon opinionin publik.

Përjashtimet e 6 deputetëve dhe ministrit Bushati

Përjashtimi është një penalizim për mua, i tepruar, 6 veta nuk duhen përjashtuar. Ndërsa për sa i përket Saimir Tahirit, dhe sjellja që ka qeveria kundrejt tij, dhe si po e mbështet Rama Tahirin për të shmangur akuzat e tij, tregon që ai ka një pushtet okult. Ka rrezik që negociatat të mos hapen vetëm se Saimir Tahiri nuk është në burg, prej kryeministrit. Problemi është se Tahiri, po i bëhet barrë Shqipërisë. Sjellja që ka qeveria për ta marrë nën sqetull Tahirin, po i bëhet barrë vendit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?