Ju prezantojmë me 8 gratë e famshme që janë “hajdute” burrash

Ju prezantojmë me 8 gratë e famshme që janë “hajdute” burrash

Kush e ka thënë se të famshmet duhet të kenë një sjellje korrekte në të gjitha aspektet? Në të vërtetë, ata kanë një jetë krejt tjetër jashtë kamerave, plot probleme. Disa prej tyre kanë provuar burgun, drogën, alkoolin, tradhtinë…. Këtë herë, po ju flasim për VIP-at, femrat e famshme të showbiz, të cilat janë etiketuar […]

Kush e ka thënë se të famshmet duhet të kenë një sjellje korrekte në të gjitha aspektet? Në të vërtetë, ata kanë një jetë krejt tjetër jashtë kamerave, plot probleme. Disa prej tyre kanë provuar burgun, drogën, alkoolin, tradhtinë…. Këtë herë, po ju flasim për VIP-at, femrat e famshme të showbiz, të cilat janë etiketuar si “hajdute burrash” dhe shkatërruese familjesh.

Kate Hudson është “e bezdisshme”. Kështu u quajt kjo aktore, në periudhën që u bë shkaku kryesor i ndarjes mes Justin Timberlake dhe Jessica Biel. Mund të jetë e vërtetë, por flirtet e Justin na bëjnë të mendojmë se ndoshta ishte ai që e kishte fajin.

Penelope Cruz para se të mblidhte mendjen me Havier Bardem “i vodhi” të dashurin, ose më mirë burrin Nicole Kidman, gjatë xhirimeve të ‘Vanila sky”. Penelope dhe Tom Cruise u dashuruan dhe filluan një lidhje të vështirë, e cila do të përfundonte në ndarje.

Lady Gaga tregoi se ishte shumë ziliqare kur i mori të dashurin aktores Alex Stebbins. Gaga donte të rikuperonte dashurinë e saj “Luc Carl”, me të cilin ishte ndarë, sepse kur e pa me një tjetër mendoi “nëse nuk është me mua, nuk do të jetë me asnjë”. Stebbins e trishtuar e akuzoi si hajdute burrash Gaga-n dhe pranoi shkatërrimin e saj, duke deklaruar se, “Është gruaja më e fuqishme e botës, nuk ke si të fitosh me të”.

Jennifer Lopez gjithashtu është hajdute burrash. Çifti i mrekullueshëm që formonte me Marc Anthony-n rezultoi një luftë mes saj dhe ish-Miss Universit Dayanara Rodríguez. JLo ishte mike e Marc kur ai u martua me Dayanara-n dhe Jennifer priti me durim pesë vite, derisa ata u ndanë. JLo dhe Marc u martuan shumë pak kohë më pas.

Duhet të kesh kujdes kur Miley Cyrus është në vëzhgim, sepse këngëtarja e re përfiton shumë. Tashmë ish-i i saj Liam Kemsworth tha se gjatë xhirimit të filmit “The last song” i dashuri i saj i atëhershëm u tregua i pakujdesshëm dhe Miley përfundoi duke e mbërthyer në rrjetën e saj.

“Pula e komshiut është më e mirë se imja”, kështu mendoi edhe Lindsay Lohan dikur. Më e keqja është se aktorja jo vetëm që vjedh burra, por ua bën këtë shoqeve të saj. Paris Hilton e jetoi në lëkurën e saj kur Lindsay i mori Stavros Niarchos. Gjithashtu ajo hyri edhe mes Hilary Duff dhe Aaron Carter. Ende e pakënaqur, ajo u përfol si shkaku që Dita Von Teese la Marilyn Manson më 2007.

Jennifer Aniston u hakmor, por jo kundër Angelina-s, por kundër Heidi Bivens,tashmë ish-i i Justin Theroux. Me qëllimin që të bënte për vete Justin, Aniston la me zemër të thyer Heidi-n, sepse i mori të dashurin, me të cilin kishte 14 vjet lidhje. Angelina Jolie e quajti “prishëse –familjesh” Jennifer Aniston-in, në një intervistë të dhënë për “Life & Style”. Pyetja jonë është: a do ta ketë kafshuar gjuhën” më pas?

Angelina Jolie është rasti më i lakuar në botë. Znj.Smith është shkaku i prishjes së martesës së bukur të Brad Pitt me Jennifer Aniston. Jennifer vuajti shumë dhe u mirëkuptua nga publiku në atë kohë, i cili gjithashtu iu kthye kundër Jolie-s./Xing.al/

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya