Jevtiq bën thirrje për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në dorëheqje, Dalibor Jevtiq, bëri thirrje sot për Prishtinën dhe Brukselin që të formojnë asociacionin e komunave serbe ashtu sikurse është nënshkruar në marrëveshjen e Brukselit dhe jo ndryshe. “Do të formohet bashkësia e komunave serbe. Ka ardhur koha. Ne kemi pritur shumë për atë që na takon, […]
Zëvendëskryeministri dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në dorëheqje, Dalibor Jevtiq, bëri thirrje sot për Prishtinën dhe Brukselin që të formojnë asociacionin e komunave serbe ashtu sikurse është nënshkruar në marrëveshjen e Brukselit dhe jo ndryshe.
“Do të formohet bashkësia e komunave serbe. Ka ardhur koha. Ne kemi pritur shumë për atë që na takon, cili është qëllimi dhe çfarë nuk është drejtuar kundër askujt. Ne po vazhdojmë të ndihmojmë popullin serb në Kosovë dhe kjo do të jetë përparësia jonë në ditët në vijim “, u tha Jevtiq qytetarëve në komunën e Kllokot-Vrbovcit.












