“Jetët e tyre nuk janë të sigurta në Turqi” – thotë drejtori i shkollës gyleniste

“Nuk janë deportuar, janë kidnapuar”, thotë për gjashtë të dëbuarit turq drejtori i kolegjit “Mehmet Akif”, Nazmi Ulus. Në një intervistë për Periskopin, Ulus ka thënë se është i brengosur për jetën e bashkëpunëtorëve të tij, të cilët para një jave u arrestuan dhe dëbuan me shpejtësi nga autoritetet kosovare, duke iu dorëzuar autoriteteve turke. […]
Në një intervistë për Periskopin, Ulus ka thënë se është i brengosur për jetën e bashkëpunëtorëve të tij, të cilët para një jave u arrestuan dhe dëbuan me shpejtësi nga autoritetet kosovare, duke iu dorëzuar autoriteteve turke.
Përderisa i gjithë procesi mbetet jotransparent dhe dihet pak për prapavijat e tij, Ulus thotë se jeta e tyre në Turqi nuk është e sigurt.
“Ata njerëz nuk janë të deportuar. Në të vërtetë ata janë kidnapuar nga Shërbimi Inteligjent i Turqisë nga këtu. Po, pesë veta të stafit tonë, punonin në institucionin tonë, në institucionin e edukimit Gylistan dhe njëri prej tyre ishte doktor i famshëm në Turqi. Ata janë arrestuar nga forcat policore këtu, por i janë dorëzuar agjencisë për inteligjencë të Turqisë. Po, jemi të brengosur për jetët e tyre, për shëndetin e tyre. Jemi vërtetë të brengosur për çfarë mund t’u ndodh atyre, për atë që i pret në të ardhmen. E dini… nëse jeni i burgosur në Turqi, nuk ka garanci se jeta juaj është e sigurt”, tha Ulus për Periskopin.












