Jakup Krasniqit iu kujtua kjo gjë kur dëgjoi për aktakuzën ndaj ‘Prontos’

Jakup Krasniqi nga Nisma Social Demokrate ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës për rastin ‘Pronto’, në të cilin janë të përfshirë 11 persona. Krasniqit kjo ngjarje ditore ia ka kujtuar një thënie të filozofisë popullore. Kujtojmë që ish-deputeti i PDK-së Adem Grabovci, si protagonist kryesor i përgjimeve, kishte përmendur edhe emrin e Krasniqit, të […]
Jakup Krasniqi nga Nisma Social Demokrate ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës për rastin ‘Pronto’, në të cilin janë të përfshirë 11 persona.
Krasniqit kjo ngjarje ditore ia ka kujtuar një thënie të filozofisë popullore.
Kujtojmë që ish-deputeti i PDK-së Adem Grabovci, si protagonist kryesor i përgjimeve, kishte përmendur edhe emrin e Krasniqit, të cilin e kishte quajtur ‘Jakupovski’. Madje për këtë gjë, Grabovci tek sot i ka kërkuar falje atij.
Ja reagimi i plotë i Jakup Krasniqit në Facebook:
BIJE NDONJË NGJARJE DITORE EDHE TA KUJTON FILOZOFINË POPULLORE
Populli ynë duke mos pasur shkrim e shkollë në gjuhën shqipe nder shekuj, i ka kushtuar një vëmendje të madhe kujtesës dhe përcjelljes se fenomeneve shoqërore brez pas brezi. Pasi fenomenet shoqërore është vështirë të përcillen nga brezi në brez në përmasat e duhura, populli i ka krijuar fjalët e urta, të cilat më pak fjalë, thonë shumë.
Një lajm i sotëm, rreth një aktakuze seç më kujtoj një thënie të filozofisë popullore, e cila thotë: “Kur atllarët shkelmohen (gjuhën më këmbët e prapme), shkelmat i han gomarët”. Ose urtia tjetër : “Fëmijët i han mollët, të rriturve ju mpihen dhëmbët”. Por, në shoqërinë në tranzicion, si shoqëri e pa konsoliduar, nuk ndodh ky tip i drejtësisë. Në rastin tonë, kjo e fundit do të duhej të ndodhte. Por, po ndodhë të realizohet urtia e para E POPULLIT TONE! Të mëdhenjtë shqelmohen, goditjet i marrin të vegjlit.












