Ja si kontaktuan familjarët me gjashtë gylenistët e dëbuar

Ja si kontaktuan familjarët me gjashtë gylenistët e dëbuar

  As pas katër ditësh nga “kidnapimi” i gylenistëve, familjarët nuk dinë asgjë për gjendjen e tyre, pos se të njëjtit janë në burgun e Stambollit në Turqi. Madje, konfirmimin se gjashtë shtetasit turq, ishin deportuar te Erdogani e kanë marrë vetëm përmes avokatëve të tyre në Turqi. Policia e Kosovës i arrestoi dhe pastaj […]

 

As pas katër ditësh nga “kidnapimi” i gylenistëve, familjarët nuk dinë asgjë për gjendjen e tyre, pos se të njëjtit janë në burgun e Stambollit në Turqi.

Madje, konfirmimin se gjashtë shtetasit turq, ishin deportuar te Erdogani e kanë marrë vetëm përmes avokatëve të tyre në Turqi.

Policia e Kosovës i arrestoi dhe pastaj i deportoi gylenistët me arsyetimin se të njëjtit sipas AKI-së paraqisnin rrezik për sigurinë.

Erdogan të shtunën kërcënoi kryeministrin Haradinaj për shkarkimin e ministrin Sefaj dhe shefit të AKI-së

Avokati i familjarëve të gylenistëve, Urim Vokshi, ka thënë për  Express, se që nga koha kur të afërmit e tyre janë arrestuar dhe deportuar në Turqi, ata nuk kanë pasur kurrfarë kontakti me ta.

Siç sqaron ai, familjarët do të flasin për media sot pasdite për gjithë këtë situatë.

“Nuk kanë pasur kontakt direkt me të arrestuarit, mirëpo janë njoftuar nga avokatët nga Turqia se familjarët e tyre gjenden atje. Lidhur me këtë dhe detaje tjera për rastin, familjarët kanë vendosur që të kemi prononcim për media sot pasdite”, ka thënë avokati Vokshi, i cili po merret me rastin e të arrestuarve.

Përveç asaj që gjashtë shtetasit turq tashmë janë deportuar në Turqi, familjarët nuk kanë asnjë informacion tjetër rreth shëndetit të tyre.

“Nuk kanë shumë informacione lidhur me shëndetin e tyre”, u shpreh Urim Vokshi.

Sidoqoftë, Turqia tash e një kohë të gjatë u është vënë pas mbështetësve të lëvizjes Hizmet të klerikut Fethullah Gylen, rivalit kryesor të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit i kishte kërkuar edhe presidentit Thaçi vite më parë që t’i mbyllë shkollat gyleniste. Pasojat e këtij takimi u vërejtën të enjten kur Policia e Kosovës në mënyrë misterioze arrestoi 5 drejtues të Kolegjit “Mehmet Akif” dhe një kardiokirurg.

“Çdokush që është terrorist në Turqi, është terrorist edhe në Kosovë”, kishte theksuar Presidenti i Kosovës kur takoi Erdoganin.

Madje në fjalimin e së shtunës për këtë çështje, presidenti ishte munduar ta zbusë pak duke thënë se njësoj do të mendonte edhe për ata që janë terroristë në Washington. Të njëjtët, sipas tij, janë terroristë edhe në Kosovë.

Presidenti i cili besohet se qëndron mbrapa urdhrit për arrestimin e gylenistëve, nuk e pranoi se e kishte bërë këtë veprim, por pranoi se sipas një informacioni të hollësishëm që ka pranuar nga AKI-ja ata paraqesin rrezik për vendin.

Ndërkaq, situata është keqësuar edhe më shumë mes krerëve të vendit. Kadri Veseli i kishte kërkuar llogari Thaçit e Haradinajt për arrestimin e gylenistëve, derisa Haradinaj e ripërsëriti disa herë se kishte mbetur në terr informativ dhe nuk kishte ditur gjë për këtë aksion.

Kësisoj, Haradinaj për ta mbuluar pafuqinë e tij që mbeti i painformuar, shkarkoi ministrin e MPB-së, Flamur Sefaj, dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi. Ky veprim i kryeministrit kosovar zgjoi edhe reagimin e ashpër të Erdoganit.

Ai e kërcënoi Haradinajn se shpejt do ta marrë përgjigjen e merituar nga kosovarët të cilët i ftoi për të protestuar kundër shefit të Qeverisë së Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?