Ish-presidenti i Rumanisë akuzohet për krime kundër njerëzimit

Prokurorët ushtarakë rumunë akuzuan zyrtarisht ish-presidentin Ion Iliesku të martën për krime të dyshuara kundër njerëzimit gjatë kryengritjes së dhunshme që rrëzoi liderin komunist të vendit Nikolai Çausheshku në dhjetor 1989. Prokurorët thirrën në gjykatë Ilieskun, 88 vjeç, të martën në mëngjes dhe e njoftuan atë për padinë. Ish-kreu i shtetit ndenji rreth një orë […]
Prokurorët ushtarakë rumunë akuzuan zyrtarisht ish-presidentin Ion Iliesku të martën për krime të dyshuara kundër njerëzimit gjatë kryengritjes së dhunshme që rrëzoi liderin komunist të vendit Nikolai Çausheshku në dhjetor 1989.
Prokurorët thirrën në gjykatë Ilieskun, 88 vjeç, të martën në mëngjes dhe e njoftuan atë për padinë. Ish-kreu i shtetit ndenji rreth një orë me prokurorët dhe refuzoi të komentonte mbi aktakuzën. Prokurori i Përgjithshëm i Rumanisë kërkoi leje më 2 prill për të ndjekur penalisht Ilieskun dhe ish-kryeministrin Petre Roman për krime kundër njerëzimit gjatë kryengritjes së vitit 1989. Ishzv/kryeministri Gelu Voican Voiculesku është vendosur gjithashtu të ndiqet penalisht. Presidenti Klaus Iohannis e miratoi kërkesën më 13 prill. Prokurorët thonë se Iliesku, Romani dhe Voiculescu ishin në krye të Këshillit të Fronit Kombëtar të Shpëtimit në dhjetor 1989, kur protestat kundër regjimit u kthyen të dhunshme, duke shkaktua më shumë se 1,000 të vdekur dhe 2,500 persona mbetën të lënduar.
Çështja e revolucionit të vitit 1989 ka qenë një nga hetimet më të gjata dhe më kontroverse në historinë e Rumanisë. Në vitin 1990, Prokuroria Ushtarake e Bukureshtit hapi një hetim penal në lidhje me këtë çështje, por hetimi është ndalur dhe rihapur katër herë që atëherë./panorama.












