Ish e burgosura palestineze në burgjet e Izraelit tregon horrorin

Haifa Abu Sbeih ishte vetëm 15-vjeçe kur ajo kishte dëshmuar pas një masakre që kishte ndodhur jashtë shtëpisë së saj në qytetin e vjetër të Hebronit. Ajo në vitin 1994 kishte dalur jashtë për të kërkuar vëllanë e saj pas kishte dëgjuar disa të shtëna tek xhamia Ibrahimi, ku një izraelit kishte shtënë ndaj qindra […]
Ajo në vitin 1994 kishte dalur jashtë për të kërkuar vëllanë e saj pas kishte dëgjuar disa të shtëna tek xhamia Ibrahimi, ku një izraelit kishte shtënë ndaj qindra palestinezëve derisa ata ishin duke kryer lutjet, duke vrarë 29 dhe plagosur më shumë se 100.
“Të gjithë njerëzit kishin dalur në rrugë, rrobat e tyre ishin të gjakosura, qanin dhe kërkonin strehim në shtëpinë tonë,” tregon ajo ngjarjen e tmerrshme.
Ky incident ishte për Abu Sbeih, një shije e asaj që do të bëhej një jetë sfidash, ndërsa jetonte në Hebron, qyteti i vetëm palestinez me një vendbanim hebre që ndodhej në zemër të qytetit, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Eksperienca e saj më e tmerrshme është kur në dhjetor të vitit 2015 ajo ishte arrestuar nga ushtria izraelite së bashku me tre nipërit e saj për të vrarë një izraelit. Sipas saj, Anat Cohen për shumë vite ishte abuzuesi më i madh dhe tmerronte palestinezët në vendbanimin ku jetonte ajo.
Ajo rrëfen momentin e arrestimit kur 35 ushtarë kishin ardhur në shtëpinë e saj për ta dërguar në burg.
Ata më thanë që gjashtë fëmijët t’i dërgojë në dhomën e babait të tyre para se të kontrollonin shtëpinë. Ata thyen çdo objekt që shihnin. Fëmijët e mi ishin shumë të frikësuar.
Derisa ushtarët më kapën, e mora vajzën time më të madhe. Ajo më shikoi mua, ishte e tmerruar. Asnjëherë nuk do ta harroj atë moment.
Ishte sikur të ishte e vdekur dhe e gjallë në të njejtën kohë. Ishte sikur të ishte një varr. Ju uleni aty duke uruar që të vdisni.
Më në fund u dërgova në shtatë qendra të ndryshme paraburgimi ku më ulën në një kat të ftohtë, me sy të lidhur dhe me pranga, me orë të tëra. Në qendrën e fundit, më heqën pengesën nga sytë dhe para meje ndodhej një ushtark me një tortë. Isha e uritur.
Pjesa më e keqe është me të miturit ku ju nuk mund t’i mbroni; ju ndiheni të pafuqishëm.
Isha zëdhënësja e 25 femrave në burgun e Damonit në sektorin 61. Isha përgjegjëse për nevojat e tyre komunikuese dhe rojet dhe administratën e brugut. Në një moment, unë kërkova një vizitë të hapur familjare për disa nga të burgosurit, gjë që do t’u lejojë grave të mbajnë një nga fëmijët e tyre nën moshën gjashtë vjeçare për 10 minutat e fundit të vizitës.
Ajo tregon se palestinezët nuk e duan vdekjen. Ne jemi njerëz të cilët e duam jetën por ne kemi nderin dhe dinjitetin./Periskopi/
![Abu Sbeih was arrested by the Israeli army for plotting, along with three of her nephews, to shoot and kill an Israeli settler in Hebron [Showkat Shafi]](https://www.aljazeera.com/mritems/imagecache/mbdxxlarge/mritems/Images/2018/4/17/380524815c9e48ed89e80dc219ac6296_18.jpg)














