Investimi i radhës i Erdoganit në Serbi

Investimi i radhës i Erdoganit në Serbi

  Përveç një fabrike në Kraljevë, investitorët turq do të ndërtojnë edhe katër fabrika të tjera në Serbi, ku do të punësohen rreth 2,500 persona. Kështu shkruajnë mediat serbe që ndër të tjera, përmendin edhe planin për ndërtimin e një hoteli të zinxhirit të njohur hotelier botëror ‘Four Seasons’, në Beograd Sipas Novosti, këto plane […]

 

Përveç një fabrike në Kraljevë, investitorët turq do të ndërtojnë edhe katër fabrika të tjera në Serbi, ku do të punësohen rreth 2,500 persona.

Kështu shkruajnë mediat serbe që ndër të tjera, përmendin edhe planin për ndërtimin e një hoteli të zinxhirit të njohur hotelier botëror ‘Four Seasons’, në Beograd

Sipas Novosti, këto plane konkrete janë diskutuar edhe në nivel presidentësh, gjatë vizitës së Vucic’it në Stamboll, ku u takua me presidentin turk, Reccep Taip Erdogan.
Erdogan kishte zhvilluar një vizitë në Beograd vitin e shkuar.

Madje, vet Presidenti serb, Aleksandar Vucic, është takuar edhe me biznesmenin turk, Mesud Toprak, i cili do të investojë 35 milionë euro për të hapur një fabrikë tekstili në Kraljevë.

“Marrëdhëniet tona me Turqinë janë të një rëndësie të veçantë për Serbinë.
Kemi arritur që t’i ngrisim shkëmbimet tregtare në mbi 1 miliard euro, shumë kjo tepër e madhe për shtetin tonë.

Kujtojmë që turqit janë turistët numër një në Serbi”, ka thënë Vucic.
Gjatë vizitës në Stamboll, Vucic ka zhvilluar edhe një takim trepalësh me Erdoganin dhe anëtarin e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegovic.

Në këtë takim, Erdogan u ka premtuar të dy palëve që do t’u ndihmojë për të ndërtuar një autostradë që do të lidhë Serbinë me Bosnjën.

Vetëm gjatë 11 muajve të kaluar, shkëmbimet tregtare mes Turqisë e Serbisë janë rritur për 21 përqind më shumë se më 2016, me deficit nga ana e Serbisë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?