Inspektorët tatimorë priten me kallashnikovë në veri të Mitrovicës (Video)

Inspektorët tatimorë priten me kallashnikovë në veri të Mitrovicës (Video)

  Inspektorët tatimorë gjatë aksionit të tyre për të bastisur katër lokacione të dyshimta ku biznese fiktive nga komunat veriore të vendit dyshohet se kanë lëshuar fatura fiktive për bizneset ne brendi të Kosovës priten me krismat e kallashnikovit. Por, siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga Zubin Potoku, […]

 

Inspektorët tatimorë gjatë aksionit të tyre për të bastisur katër lokacione të dyshimta ku biznese fiktive nga komunat veriore të vendit dyshohet se kanë lëshuar fatura fiktive për bizneset ne brendi të Kosovës priten me krismat e kallashnikovit.

Por, siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga Zubin Potoku, sigurojnë që bastisjet të kryhen sipas planifikimit.

Paralajmërimet se bizneset që janë duke u hetuar kanë ndikim dhe situata mund të përkeqësohet nga çasti në çast për shkak të ndjeshmërisë së zonës kanë bërë që masat e sigurisë të jenë të shtuara.

Operacioni është vlerësuar me rrezikshmëri të lartë ndërsa specialët janë ftuar të asistojnë hetuesit e ATK-së. Në një takim të shkurtër ndahen ekipet dhe shpjegohen detyrat.

“Kemi urdhër të gjykatës për bastisje në katër lokacione. Kërkojmë nga ju të na asistoni në bastisjet. Ne nuk e kemi vlerësuar ndonjë rrezikshmëri të lartë, por e kemi vlerësuar rrezikshmërinë të mesme, duke i krahasuar me veprat tjera nuk besoj se janë të dhunshëm personat e dyshuar. Ne kemi kërkuar nga ju nga katër policë në secilin lokacion ku do të kryhen bastisjet”, deklaron para eprorit të Policisë inspektori Murat Mehmeti para se të nisen për në lokacionet e dyshimta.

Pas sqarimeve me Policinë, me detyrat e tyre hetuesit dhe policët nisin përgatitjet për në aksion. Për shkak të detyrave specifike dhe terrenit jo shumë të njohur konsultimet zgjasin edhe pak minuta në oborrin e stacionit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?