Inspektorët komunal nuk mund t’i kthehen AUV-it

Ministria e Financave ka thënë se 100 inspektorët komunalë të kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës nuk mund të kthehen në kuadër të AUV-it. Kryeshefi i AUV-it, Valdet Gjinovci ka thënë se me 10 inspektorë sa i posedon aktualisht kjo agjenci është e pamundur të sigurohet një kontroll i qëndrueshëm në 37 komunat […]
Ministria e Financave ka thënë se 100 inspektorët komunalë të kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës nuk mund të kthehen në kuadër të AUV-it.
Kryeshefi i AUV-it, Valdet Gjinovci ka thënë se me 10 inspektorë sa i posedon aktualisht kjo agjenci është e pamundur të sigurohet një kontroll i qëndrueshëm në 37 komunat e vendit. Ai ka thënë se vazhdimisht ka adresuar kërkesën në Ministrinë e Financave që 100 inspektorë komunalë ti ipen agjencisë, por kjo ministri nuk e ka bërë këtë gjë.
Këto komente kryeshefi i AUV i bëri kur u thirr në komision për skandalin e importimit të mishit të prishur nga Belgjika në Kosovë.
Ministria e Financave për Ekonomiasot ka thënë se këta inspektorë janë të buxhetuar në nivelin komunal dhe se Ligji i Financave të Pushtetit Lokal nuk lejon bartjen e buxhetit nga niveli komunal në qendër.
“Këta inspektore janë të buxhetuar në nivel komunal. Ligji i Financave të Pushtetit Lokal nuk lejon bartjen e buxhetit nga niveli komunal në atë qendror”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.












