Infermierja që u vetëvra sot, ishte pjesë e AAK-së (Foto)

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një grua ka bërë vetëvrasje në qytetin e Gjilanit. E ndjera ka punuar në Spitalin Regjional të Gjilanit. E ndjera, Xhylie Hajdari, dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e saj. Ajo kishte qenë edhe kandidate nga radhët e AAK’së për asamblistе për Gjilanin. Njëherit ajo ishte edhe sekretare […]
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një grua ka bërë vetëvrasje në qytetin e Gjilanit. E ndjera ka punuar në Spitalin Regjional të Gjilanit.
E ndjera, Xhylie Hajdari, dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e saj. Ajo kishte qenë edhe kandidate nga radhët e AAK’së për asamblistе për Gjilanin.
Njëherit ajo ishte edhe sekretare e Aleancës së Gruas së Kosovës në kuadër të AAK-së.
Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.
“Mund t’ju konfirmoj se një femër shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Hashani. Аi ka shtuar se policia është duke e hetuar rastin.
E ndjera ishte e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo me vite ka punuar si kryeinfermiere në spitalin regjional në Gjilan. Bashkë me të si doktor ka punuar edhe bashkëshorti i saj.
Nga spitali thonë se e ndjera ka qenë kryeinfermiere dhe se punën e ka kryer me devotshmëri./gazetaexpress/













