Ilir Meta përkrah protestën për taksat në Rrugën e Kombit

Presidenti Ilir Meta është prononcuar për çështjen e nxehtë të ditëve të fundit që ka të bëjë me taksën dhe protestat në Rrugën e Kombit. Në një deklaratë për mediat Meta dha mesazhin e qartë se mes palëve duhet të ketë dialog. Po ashtu Meta u doli në krah banorëve të Kukësit, ndërsa shtoi se […]
Presidenti Ilir Meta është prononcuar për çështjen e nxehtë të ditëve të fundit që ka të bëjë me taksën dhe protestat në Rrugën e Kombit. Në një deklaratë për mediat Meta dha mesazhin e qartë se mes palëve duhet të ketë dialog. Po ashtu Meta u doli në krah banorëve të Kukësit, ndërsa shtoi se ata kanë të drejtë të kërkojnë llogari.
“Qeveria të jetë më e interesuar për dialog me opozitën. Taksa, e drejtë e komunitetit të ketë kërkesë llogarie. Protesta forcon ndjenjën e llogaridhënies së qeverisë. Shpresoj në një reflektim dhe në dialog për çështjen. Dialogu ndihmon në përmirësimin e qeverisjes së vendit”, – tha Meta.
Ndërkohë kreu i shtetit nuk ka mbështetur idenë e mospagimit të taksave, duke shtuar se; ‘Shteti qëndron në këmbë falë tyre’. Kujtojmë se pas protestave të banorëve të Kukësit dhe jo vetëm, kryeministri u tërhoq nga vendimi për taksën 10 euro (vajtje-ardhje), ndërsa theksoi se rasti në fjalë do të rishikohet.












