I dashuri e kishte djegur me benzinë, dëshmia e saj rrëqethëse do të dëgjohet në gjyq

I dashuri e kishte djegur me benzinë, dëshmia e saj rrëqethëse do të dëgjohet në gjyq

Nëna e dy fëmijëve ndërroi jetë gushtin e vitit të shkuar, pas dy vitesh vuajtjeje në spital si pasojë e djegieve të shkaktuara në 90 për qind të trupit të saj nga i dashuri, i cili pasi e leu me benzinë i vuri flakën. Por, 9 muaj më vonë, 33-vjeçarja Judi Malinowski do të dëshmojë […]

Nëna e dy fëmijëve ndërroi jetë gushtin e vitit të shkuar, pas dy vitesh vuajtjeje në spital si pasojë e djegieve të shkaktuara në 90 për qind të trupit të saj nga i dashuri, i cili pasi e leu me benzinë i vuri flakën.

Por, 9 muaj më vonë, 33-vjeçarja Judi Malinowski do të dëshmojë në procesin gjyqësor për vrasjen e saj.

Gjyqtari Guy Reece vendosi një precedent në këtë rast kur pranoi që juria të dëgjojë dëshminë që e ëma e 33-vjeçares i kishte marrë vajzës së saj nga shtrati i spitalit për dy vite me radhë.

“Judy luftoi dhe u bë e fortë për të treguar historinë e saj dhe vendimi për ta dëgjuar këtë histori është hapi i parë për vendosjen e drejtësisë. Vuajti shumë, por sërish gjeti forcën dhe kurajon që të sfidonte dhimbjet dhe të artikulonte qartë autorin e tmerrit të asaj nate. Jam shumë krenare për të dhe e di që një ditë do ta shoh, megjithëse ma theu zemrën në këtë jetë”, deklaroi e ëma e Judy-t, Bonnie Bowes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qershor të vitit 2015 në një pikë karburanti në periferi të Ohajos. Autoritetet akuzojnë Michael Slager, në atë kohë i dashuri i Judy-t, se pasi ka e spërkatur me benzinë i ka vënë flakën.

Vetë Michael pranoi para jurisë se e ka spërkatur me benzinë, por thotë se flakët ishin aksidentale dhe u shkaktuan në momentin që ai u përpoq t’i ndizte Judy-t një cigare.

Edhe avokati i të pandehurit kundërshtoi vendimin e gjykatësit për të pranuar dëshminë. Sipas tij, rrëfimi nuk është marrë në rrugë ligjore. Gjyqtari Reece e hodhi poshtë këtë pretendim duke deklaruar se bëhej fjalë për një rast të pashembullt që kërkonte një vendim të pashembullt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?