Hoxhaj paralajmëron kundërpërgjigje për Serbinë

Hoxhaj paralajmëron kundërpërgjigje për Serbinë

Veprimet e fundit të Serbisë, duke përfshirë kampanja të vazhdueshme agresive kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës, si dhe deklarimet e fundit të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabic në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Sofje, kanë nxitur reagimin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj. Përmes […]

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Twitter, Hoxhaj thotë se veprime të tilla po e bëjnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të pamundur për t’u zhvilluar.

Më tej, Hoxhaj ka shkruar se Kosova do të ndërmarrë veprimet e saj në kundërpërgjigje të këtyre fushatave të Serbisë kundër Kosovës, sepse këto janë kundër normalizimit të marrëdhënieve.

“Fushata agresive dhe sistematike për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe dalja publikisht e Serbisë kundër pjesëmarrjes së Kosovës në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, në Sofje, po e bëjnë të pamundur dialogun mes dy shteteve. Kosova do të kundërpërgjigjet ndaj këtyre veprimeve proporcionalisht, sepse të njëjtat janë kundër normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Së fundmi, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka deklaruar se për Serbinë është e pakuptimtë pjesëmarrja e Kosovës në samitin në Sofje. Në anën tjetër, Qeveria e Serbisë, vazhdon të krenohet me punën e saj në tërheqjen e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.

Këto veprime, si dhe ngjarjet e javës që lamë pas, ku u arrestua Marko Gjuriq, e kanë bërë të paqartë nëse Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, meqë edhe ashtu shumica e marrëveshjeve nuk janë duke u respektuar, sidomos nga ana e shtetit serb. Në anën tjetër, ky është një parakusht i paraparë edhe në strategjinë e re për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të dy shtetet të mund të shënojnë progress në procesin eurointegrues.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?