Hoxhaj: Mediat serbe po tentojnë të nxisin tensione në veri të Kosovës

Hoxhaj: Mediat serbe po tentojnë të nxisin tensione në veri të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në mediat serbe në lidhje me gjoja intervenim të mundshëm të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Hoxhaj tha se mediat serbe po vazhdojnë ta manipulojnë publikun me lajme të rrejshme në lidhje me Kosovën, dhe se këto lajme kanë për qëllim […]

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në mediat serbe në lidhje me gjoja intervenim të mundshëm të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Hoxhaj tha se mediat serbe po vazhdojnë ta manipulojnë publikun me lajme të rrejshme në lidhje me Kosovën, dhe se këto lajme kanë për qëllim destabilizimin e vendit.

Hoxhaj tha se lajmi i publikuar në portalin serb Informer është lajm i rrejshëm që tenton të nxisë tensione në Mitrovicën veriore.

“Mediat serbe po vazhdojnë ta manipulojnë publikun me lajme të rrejshme në lidhje me Kosovën. Lajmi i publikuar sot nga një portal, i cili njihet për tendencën e manipulimit dhe lajmeve të rrejshme, për gjoja intervenim të Policisë së Kosovës në Mitrovicën veriore, është lajm i rrejshëm dhe qëllim keq, i cili synon të nxisë tensione në veri të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj shtoi se Policia e Kosovës është institucion me përbërje multi-etnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve.

“Këtë e ka dëshmuar edhe vlerësimi ndërkombëtar si policia më profesionale në rajon”, ka përfunduar Hoxhaj.

Portali serb, Informer, gjatë ditës së sotme ka publikuar një shkrim ku flitet për gjoja intervenim të Policisë së Kosovës në veri të vendit, para datës 25 prill.

Informer njihet si portal tendencioz që jo-rrallëherë shpërndan lajme të rrejshme për të nxitur tensione në Kosovë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?