Heshtja e Haradinajt, Thaçit e Veselit karshi kërcënimit të Erdoganit

Heshtja e Haradinajt, Thaçit e Veselit karshi kërcënimit të Erdoganit

  Asnjë fjalë s’e kanë thënë Presidenti, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli për kërcënimin që erdhi nga Turqia. I vetmi që ka folur deri tash është Fatmir Limaj, në një tubim partiak. Zyrtarët e Qeverisë, Presidencës dhe Parlamentit s’kanë kanë dashur t’i përgjigjen kërcënimit të Erdoganit për fundin e Kryeministrit Haradinaj […]

 

Asnjë fjalë s’e kanë thënë Presidenti, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli për kërcënimin që erdhi nga Turqia. I vetmi që ka folur deri tash është Fatmir Limaj, në një tubim partiak. Zyrtarët e Qeverisë, Presidencës dhe Parlamentit s’kanë kanë dashur t’i përgjigjen kërcënimit të Erdoganit për fundin e Kryeministrit Haradinaj

Ramush Haradinaj ka marrë kërcënime të drejtpërdrejta prej Rexhep Taip Erdogan, i cili tha se shpejt do të jetë fundi i Kryeministrit të Kosovës veç pse ka shkarkuar dy zyrtarë shtetërorë që kanë ndihmuar dërgimin e gjashtë gylenistëve në Turqi.

Madje, Erdogan ka thënë se ndaj Haradinajt do të ketë edhe protesta prej vëllezërve të tij në Kosovë.

Në fakt, në Kosovë vetëm Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kohë pas kohe e quan Erdoganin vëlla dhe anasjelltas.

Zyrtarë të Qeverisë, përfshirë Halil Matoshin, Donnjeta Gashin e Arbër Vllahiun, nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje ndaj kërcënimeve të Erdoganit. Për reagim të Shefit të Qeverisë as që bëhet fjalë pasi Haradinaj është mbyllur për media prej të shtunës mbrëma.

Situatë e njëjtë është edhe në Presidencë. Askush prej tyre s’ka pranuar të flasë për kërcënimin e Presidentit të Turqisë. Në fakt, Hashim Thaçi, të shtunën ka mbajtur një konferencë ku ka mbrojtur veprimet e AKI’së dhe dëbimin e gylenistëve. Ata, Thaçi, i ka ndërlidhur me veprimtari kriminale në Kosovë.

Sikurse dy institucionet tjera, as Kryetari i Parlamentit, s’e ka thënë asnjë fjalë për kërcënimin e Erdoganit.

Veseli ka folur vetëm për dëbimin e gylenistëve dhe ka paralajmëruar edhe shkarkime tjera pa e përjashtuar Presidentin Hashim Thaçi, i cili ishte i përfshirë në dëbimin e gylenistëve.

Ndryshe, në Kosovë, pas dëbimit të gylenistëve kanë ndodhur dy shkarkime, Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj dhe ende nuk është zyrtarizuar shkakrimi i Shefit të AKI’së, Driton Gashi, pasi Presidenti ende nuk ka pranuar largimin e tij.

AKR ka kundërshtuar kërkesën e Kryeministrit derisa kanë kërkuar sqarime shtesë. Ndërsa, për shkarkimin e Shefit të AKI’së duhet edhe pajtimi i Presidentit Hashim Thaçi, i cili ende nuk ka treguar se cili është pozicioni i tij për këto largime.

Gjashtë shtetasit turq u dëbuan nga Kosova me një vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kishte revokuar lejet e qëndrimit në Kosovë. Revokimi kishte ndodhur pasi AKI në bashkëpunim me inteligjencën turke kishin konstatuar se të njëjtit persona përbëjnë rrezik  kombëtar për Shtetin.

Behgjet Pacolli kishte thënë se operacioni ishte udhëhequr nga Shefi i AKI’së derisa informacione s’kishin pasur as Haradinaj, Veseli e Thaçi. Megjithëkëtë, shumëkush ka drejtuar gishtin se operacionin e ka udhëhequr edhe Presidenti.

Sidoqoftë, operacioni për arrestimin dhe dërgimin e turqve në Turqi ishin zhvilluar gjatë ditës së enjte. Ishin deportuar për në shtetin turk me një procedurë të përshpejtuar..

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?