Haxhiu ‘godet’ LDK-në: Për korrupsion, jeni njejtë sikurse PDK-ja dhe AAK-ja

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndërmjet LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, nuk ka asnjë dallim, pasi sipas saj të gjitha këto parti kanë ministra e kryetar komunash nën aktakuza, shkruan Periskopi. Sipas saj këto parti nuk mund ta luftojnë korrupsionin, përderisa e shfrytëzojnë pushtetin për pasurimin e vetes. Reagimi i plotë i […]
Sipas saj këto parti nuk mund ta luftojnë korrupsionin, përderisa e shfrytëzojnë pushtetin për pasurimin e vetes.
Reagimi i plotë i Haxhiut:
Seancën e djeshme, LDK e nisi me kërkesën që ata ministra që kanë aktakuza për korrupsion, të shkarkohen! Shumë mirë!
Pasdite, Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Haki Rugovës. LDK ka dy kryetarë komunash që kanë aktakuza për korrupsion, madje edhe deputetë! Dosjet e korrupsionit gjatë qeverisjes së LDK-së në Prishtinë, janë dëshmi e madhe se kundërkorrupsioni i LDK-së është veq fjalë!
Këto aktakuzat për korrupsion, ndaj zyrtarëve të PDK, LDK, AAK etj dëshmojnë që këto parti nuk dallojnë fare nga tjetra!
Shfrytëzimi i pushtetit për pasurim të vetes e familjarëve të tyre, është prioritet i tyre. Andaj këta nuk e luftojnë korrupsionin!












