Hashim Thaçi uron Shqipërinë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i është gëzuar propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë për t’u anëtarësuar në BE. Ai ka përgëzuar qytetarët e Shqipërisë, po ashtu presidentin dhe kryeministrin shqiptar. Raporti për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, propozoi hapjen e negociatave edhe për Maqedoninë, shkruan Periskopi. Ndërsa, Raporti theksoi ngecjet […]
Ai ka përgëzuar qytetarët e Shqipërisë, po ashtu presidentin dhe kryeministrin shqiptar.
Raporti për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, propozoi hapjen e negociatave edhe për Maqedoninë, shkruan Periskopi.
Ndërsa, Raporti theksoi ngecjet e Kosovës, sidomos në fushën e sundimit të ligjit si dhe në influencimin e politikës në drejtëi dhe në përbërjen e bordeve.
Urimi i plotë i Thaçit:
I gëzohem propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Për këtë të arritur i përgëzoj qytetarët e Shqipërisë, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, për reformat dhe qeverisjen e mirë.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe integrimi i tërë Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane janë rruga e duhur për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.
E përshëndes, po ashtu, edhe propozimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë.
Ky vendim i tyre e forcon perspektivën evropiane për tërë rajonin tonë. HTH












