Harainaj e Mogherini vizitojnë Shkupin në të njejtën ditë

Më 18 prill (e mërkurë), kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të realizojë vizitën e parë të tij në Maqedoni, ndërsa i njëjti do të pritet nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe zyrtarë tjerë të lartë të shtetit. Haradinaj dhe Zaev, do të diskutojë për marrëdhëniet ndër-fqinjësore, ndërsa do të definohet data e mbledhjes […]
Haradinaj dhe Zaev, do të diskutojë për marrëdhëniet ndër-fqinjësore, ndërsa do të definohet data e mbledhjes së përbashkët qeveritare midis Maqedonisë dhe Kosovës, raporton Alsat-M.
Po këtë ditë, në Shkup do të qëndrojë edhe zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini vlerësoi sot se është në interesin e BE-së dhe të shteteve anëtare, të rritin bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor.
Mogherini tha po ashtu se drejtuesit e diplomacisë së 28 shteteve anëtare të BE-së, kishin një diskutim gjithëpërfshirës mbi marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor në takimin e sotëm në Luksemburg.












