Haradinaj tregon qëndrimin e Kosovës për bombardimet në Siri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas bombardimeve të SHBA’së, Britanisë e Francës në Siri – shkruan Periskopi. Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj shkruan se Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri. Ai i ka cilësuar si të pafalshme sulmet kimike […]
Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj shkruan se Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri.
Ai i ka cilësuar si të pafalshme sulmet kimike ndaj civilëve.
“Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri. Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm”, shkruan Haradinaj.
Ndryshe, SHBA’ja, Britania dhe Franca kanë nisur sulmet me raketa në Siri, të nxitura pas përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve nga regjimi i Bashar Al-Assadit./Periskopi












