Haradinaj tregon a është pishman që hyri në koalicion me PDK’në

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për partneritetin që ka me partitë që janë pjesë e koalicionit qeverisës, shkruan Periskopi. Përballë analistëve në TV Dukagjini, ai tregoi nëse është pishman pse ka hyrë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Ai nuk u përgjigj direkt në këtë pyetje. Ai tha se e ka ditur […]
Përballë analistëve në TV Dukagjini, ai tregoi nëse është pishman pse ka hyrë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai nuk u përgjigj direkt në këtë pyetje.
Ai tha se e ka ditur ku po hyn dhe se është i sfiduar.
Ai flet për çështjet e mëdha, me të cilat thotë se u sfidua me të ardh në krye të Ekzekutivit.
“E kam dit ku po hyj. Jam i sfiduar. Është kohë e ndijshme, ka tema të rënda. E kemi situatën me energji, Gjykatën Speciale, Veriu e Demarkacioni”, tha Haradinaj.
Tutje, ai tha se aktualisht Qeveria e tij ka përkrahje më të madhe se që ka pasur kur ishte formuar.
Kryeministri deklaroi se tani ka përkrahje më të madhe jo të deputetëve individualë, por të Grupeve parlamentare, të cilët nuk i përmendi konkretisht.
“Tani kemi shumicë shqiptare. Unë kam marrë përkrahje të Grupeve Parlamentare”, tha Haradinaj, teksa refuzoi të përgjigjet me emra, pavarësisht insistimeve të shumta./Periskopi












