Haradinaj thotë se Kosova do të kthehet në storie të suksesit në luftën kundër korrupsionit

Haradinaj thotë se Kosova do të kthehet në storie të suksesit në luftën kundër korrupsionit

Në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në përkrahjen e reformave në drejtësi, në rend dhe ligj, në të njëjtën kohë edhe përkrahjen buxhetore për institucionet e rendit dhe ligjit. “Kosova është duke e kaluar një periudhë të rëndësishme në reformat […]

Në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në përkrahjen e reformave në drejtësi, në rend dhe ligj, në të njëjtën kohë edhe përkrahjen buxhetore për institucionet e rendit dhe ligjit.

“Kosova është duke e kaluar një periudhë të rëndësishme në reformat e përgjithshme, reforma që janë të domosdoshme, por reforma poashtu, që e kanë në fokus sistemin e drejtësisë dhe të cilat kanë filluar të japin rezultate”, tha kryeministri Haradinaj, duke konfirmuar se Qeveria e Kosovës do të përkrahë reformat në drejtësi, në rend dhe ligj, përmes përkrahjes buxhetore për këto institucione.

Kryeministri Haradinaj përmendi faktin se Qeveria që ai drejton, deri tani ka zhvilluar një sërë takimesh të nivelit të lartë për sundim të rendit dhe të ligjit, në të cilat  kryesuesit e institucioneve të rendit dhe ligjit, të luftës kundër krimit e korrupsionit, kanë raportuar për gjendjen në këto institucione veç e veç, për të arriturat, sfidat, por edhe kanë nxjerrë edhe objektiva për të ardhmen, shumica e të cilave ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit.

Kryeministri Haradinaj tha se edhe në fushën e gjyqësisë, është bërë shumë punë, e cila do të përmblidhet në një publikim të përbashkët me ndihmën edhe të akterëve relevantë, të Komisionit Evropian, Ambasadës së SHBA-së, dhe përmes tyre të vërtetohet që Kosova vërtet  është serioze në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, kundër të gjitha llojeve të krimit dhe kërcënimeve të shoqërisë sonë.

“Duke dashur që të konfirmoj këtë si proces dhe si garancë që ka përkushtimin e institucioneve të nivelit më të lartë, ashtu siç vërtetohet edhe sot, të bartësve të institucioneve, përkrahjen buxhetore dhe përkrahjen e opinionit të gjerë, atëherë jam i bindur se Kosova do të kthehet në storie të suksesit në luftën kundër korrupsionit”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se perspektiva evropiane e Kosovës, drejt statusit të kandidatit, do të përkrahet pikërisht me forcimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Kryeministri Haradinaj përmendi faktin se liberalizimi i vizave është një çështje më urgjente për të cilën qytetarët e vendit kanë pritur gjatë, duke shprehur besimin se në ditët që vijnë, Bashkimi Evropian do të mund të japë lajmin e shumëpritur për liberalizimin e vizave.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Kosova do të vazhdojë edhe më tej të forcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Edhe pse e di se nuk është një proces i lehtë, ne kemi vullnetin dhe përkushtimin që të ecim përpara në luftën kundër këtyre dukurive negative dhe do të vazhdojmë të mbesim të pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha presidentit Thaçi.

Me këtë rast, presidenti Thaçi përgëzoi kryeministrin Haradinaj për rritjen e buxhetit nga ana e Qeverisë për të gjitha institucionet dhe agjencitë, të cilat merren me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se vetëm me një bashkërendim të tillë të të gjitha institucioneve do të mund të kemi sukses.

Me nga një fjalë para të pranishmëve folën edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.

Takimi i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit është ftuar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me temën“Parandalimi dhe Luftimi i Korrupsionit përgjatë 10 viteve shtet”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?