Haradinaj sërish ia tregon vendin Erdoganit: Në vendin tim unë jam zot shtëpie

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë u është përgjigjur kërcënimeve të presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan, pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI’së, Driton Gashi, pas deportimit në Turqi të gjashtë ‘gylenistëve’ që u arrestuan ditë më parë në Kosovë, shkruan Periskopi. Në Tv Dukagjin përballë analistëve, […]
Në Tv Dukagjin përballë analistëve, Haradinaj ka thënë se ka vepruar si ‘zot shtëpie’ lidhur me këtë rast.
Ai ka thënë se veprimet e tij nuk kanë dëmtuar raportet e Kosovës me Turqinë, pavarësisht kërcënimeve të presidentit turk.
“Presidenti Erdogan duhet t’i respektojë të drejtat e mia. Të respektoj veprimet e mia. Ata munden me i pas pikëpamjet e tyre, por unë jam përfaqësues i Kushtetutës së Kosovës. Unë i kryej punët e Kosovës pa e vetë atë. Asnjëherë nuk jam përzier në punët e tyre. Qytetarët e Kosovës janë njerëz të hjekur, e kanë nevojë për përkrahje, por nuk janë budalla. Ata dinë me gjyku. Nuk mendoj se kam bërë dëmtim të marrëdhënieve. Në shtëpinë time ka ndodh diçka e pahijshme. Unë kam vepru si zot shtëpie, se përndryshe do të mbesnim pa shtëpi. E këtë unë nuk do të lejojë asnjëherë”, ka thënë Haradinaj tutje./Periskopi












