Haradinaj: Qeveria po e bojkoton Qeverinë

Jo gjithçka ka shkuar si duhet në konferencën e sotme të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri, ku kanë folur për miratimin e Kodit të Ri Penal dhe ashpërsimit të dënimeve për rastet e korrupsionit. Në fillimin e fjalës së tij, ministri Tahiri hasi në një problem me mikrofonin, i cili nuk […]
Në fillimin e fjalës së tij, ministri Tahiri hasi në një problem me mikrofonin, i cili nuk po i punonte.
E për këtë nuk kishte se si të reagonte i pari i Qeverisë, i cili në buzëqeshje e sipër e komentoi këtë ndodhi.
“Qeveria po e bojkoton Qeverinë”, ka thënë Haradinaj,shkruan Periskopi.
E më pas pas rregullimit të mikrofonit, ministri i Drejtësisë ka vazhduar fjalën.












